Turqi -Kineastët të gatshëm për bojkotimin e festivalit të Stambollit, dënojnë censurimin

/ATSH-AFP/ - Më shumë se 100 kineastë turq duke përfshirë këtu Nuri Bilge Ceylan, fitues i Palmës së Artë në Kanë, u shprehën të gatshëm sot për të bojkotuar festivalin e Stambollit kundër censurimit të një dokumentari mbi rebelët kurdë, tërhequr nga programacioni nga ndërhyrja e autoriteteve.

Ky dokumentar, i titulluar "Bakur" (Veriu) ishte programuar dje pasdite. Por projektimi u anulua në minutën e fundit, organizatorët e festivalit, parashikuar nga 4 deri më 19 prill, morën një letër nga Ministria turke e Kulturës sipas të cilës ky film nuk kishte autorizimet e nevojshme.

Më shumë se 100 kineastë, përfshirë dhe Ceylan dalluar vitin e kaluar në festivalin e Kanës për filmin e tij "Winter Sleep", nënshkruan një letër të hapur duke dënuar shtypjen dhe censurimin e ushtruar nga qeveria turke.

"Ne, kineastët, kundërshtojmë përdorimin e legjislacionit si mjet censure", shkruajnë ata duke dënuar një axhendë politike.
Ata kërkuan që festivali të ndërpresë çdo projekt dhe 23 regjisorë tërhoqën filmat e tyre në shenjë solidariteti.

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

FOTOGALERIA/ Ndërtimet fortifikuese në ‘Ishullin e Sazanit’ në vitet 1915-1921 me qëllim kontrollin e ‘Ngushticës së Otrantos’