Turqi, Koka në konferencën për
mjedisin, takim me homologun turk

Turqi, Koka në konferencën për<br />mjedisin, takim me homologun turk
STAMBOLL - Ministri i Mjedisit, Lefter Koka po merr pjesë në Konferencën Ministrore me temë “Qytetet Miqësore me Mjedisin”, që ka nisur në datën 3 dhjetor dhe vazhdon edhe nesër në Stamboll të Turqisë. Ky është takimi i 18-të i vendeve palë të Konventës për Mbrojtjen e Mjedisit Detar dhe Rajonit Bregdetar të Mesdheut (Konventa e Barcelonës).
 
Në fjalën e mbajtur në këtë konferencë, Ministri i Mjedisit theksoi se qeveria e re shqiptare, dhe kryeministri i saj Edi Rama, e konsiderojnë ruajtjen e mjedisit si një nga prioritetet themeltare, duke u impenjuar maksimalisht në përmirësimin e standarteve të mjedisit në tërësi dhe atij detar në veçanti.
 
“Unë vij në këtë takim, si Ministër i Mjedisit, - pas një kohe të gjatë në krye të Bashkisë Durrës, një ndër qytetet bregdetare më të rëndësishëm të Shqipërisë. Eksperienca në këtë pozicion më ka bërë të vlerësoj maksimalisht rolin dhe rëndësinë që ka mjedisi detar për një vend. Durrësi ka qenë njëkohësisht pjesë e shumë nismave dhe projekteve rajonale apo kombëtare në lidhje me vlerësimin dhe mbrojtjen e detit Mesdhe. Tani, si Ministër i Mjedisit të Shqipërisë, kam marrë përgjegjësi edhe mē të mëdha lidhur me mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotja për të gjithë Republikën e Shqipërisë” – deklaroi ministri Koka.
 
Gjatë konferencës Ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe homologët e vendeve të tjera pjesmarrëse në Konferencën Ministrore, firmosën Deklaratën e Stambollit. Me këtë deklaratë, të gjitha vendet e Mesdheut, përfshirë edhe Shqipërinë angazhohen, për ta bërë Mesdheun një det të pastër, të shëndetshëm dhe produktiv me ekosisteme të mbrojtura.
 
Gjithashtu në kuadër të konferencës, Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka zhvilluar edhe një takim me Ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit, Erdogan Bayraktar. Ministri turk vlerësoi marrëdheniet tejet të ngushta midis vendeve tona. “Ne ndajmë shumë tradita dhe kemi një kulturë të përbashkët” -, tha Bayraktar. “E kam vizituar Shqipërinë dhe më ka pelqyer shumë dhe dëshiroj ta vizitoj persëri”.
 
Nga e tij, ministri Koka theksoi se qeveria e re e ka prioritet bashkëpunimin me vendet e mëdha mike siç është Turqia, dhe se, “ne jemi shumë të gatshëm te bashkëpunojmë në fushën e mjedisit dhe që eksperiencat e suksesshme të Turqisë të vihen në zbatim edhe në Shqipëri”.

Në fund të takimit ministri Bayraktar i bëri një dhuratë simbolike ministrit Koka në shenjë të respektit dhe marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës