STAMBOLL - Lideri historik i Partisë së Punonjësve Kurd (PKK), Abdullah Ocalan, vlerësoi sot në një komunikatë se konfliktit të përgjakshëm që zgjat për 30 vite mes separatistëve kurd dhe autoriteteve turke po i vjen fudi.

"Me rastin e 30 vjetorit të fillimit të luftimeve tona (15 gusht 1984), dëshiroj të shpall se jemi në pikën që të njohim disa evenimente historike, pas zgjedhjeve presidenciale më 10 gusht, të fituara nga kryeministri Recep Tayyip Erdogan", tha lideri i PKK-së, i burgosur në ishullin Imrali, që ndodhet në detin Marmara, dhe i cituar nga agjencia "Firat".

"Kjo luftë e gjatë 30 vite po arrin, nëpërmjet negociatave demokratike thelbësore, në një etapë që mund të përfundojë", gjykoi Ocalan, sipas të cilit "procesi i negociatave demokratike ka një kuptim të thellë, historik dhe social".

Për më tepër ai konsideron se me marrjen e 9,8 për qind të votave në zgjedhjet e fundit presidenciale, partia kryesore kurde në Turqi, Partia Demokratike Popullore (HDP), shumë mirë mund të shndërrohet në partinë kryesore opozitare dhe madje, në të ardhmen, të fitojë zgjedhjet legjislative./ATSH/