Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu përgënjeshtroi spekulimet e opozitarëve për një ndërhyrje të ardhshme ushtarake turke në Siri, sipas deklaratave të njoftuara sot nga shtypi lokal.
"Nuk ka pasur situata në këto momente që kërkojnë një angazhim të Turqisë", deklaroi Davutoglu, cituar nga e përditshmja "Hurriyet".
Zyrtarët e Partisë Republikane të Popullit (CHP, qendra e majtë) konfirmuan këtë javë se regjimi islamo-konservator në pushtet mund të mbështesë operacionet ushtarake në Siri për të rritur popullaritetin para zgjedhjeve legjislative të 7 qershorit.
"Turqia do të ndërmarrë një operacion ushtarak në Siri", deklaroi të enjten gjenerali CHP, Gursel Tekin duke konfirmuar se kishte marrë informacione nga një burim i besueshëm./
/atsh/
/Shqiptarja.com