Të paktën gjashtë fëmijë emigrantësh janë mbytur mbrëmjen e djeshme në brigjet e detit Egje. Ngjarja ka ndodhur pas fundosjes së një anije emigrantësh, në krahinën e Izmirit.
Sipas mediave turke, rojet bregdetare të shtetit turk kanë arritur të shpëtojnë tetë persona. Ndërsa po kryhen hetimet e mëtejshme për të zbuluar shkaqet që çuan në fundosjen e kësaj anije.