STAMBOLL - Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është pritur sot në Stamboll në një takim dhe zhvilloi bisedime me Ministrin e Shëndetësisë të Republikës së Turqisë, Mehmet Müezzinoğlu. Bashkëbiseduesit konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm ndërmjet dy institucioneve që ata drejtojnë, duke shprehur angazhimin e përbashkët për një zhvillim cilësor të mëtejshëm të tyre.
Ministri Beqaj prezantoi në takimin me Müezzinoğlu prioritetet e qeverisë shqiptare në sektorin e shëndetësisë, ku u diskutua ndërmjet të tjerave, edhe çështje të asistencës teknike lidhur me reformën në tregun farmaceutik, ngritjen e shërbimit kombëtar të urgjencës dhe reforminin e menaxhimit spitalor.
Gjithashtu, Beqaj e ka vënë theksin edhe tek mbështetja zhvillimore që kërkohet për fuqizimin dhe përmirësimin e kapaciteteve të sistemit spitalor dhe projektin kombëtar të e-health.
Ministri shqiptar i Shëndetësisë e ftoi gjithashtu homologun e vet turk, Mehmet Müezzinoğlu për një vizitë zyrtare në Shqipëri në kuadrin e angazhimit dhe vullnetit të plotë dypalësh për thellimin bashkëpunimin dypalësh në sektorin e shëndetësisë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com