Turqi, në Aya Sofia për herë të
parë pas 85 vitesh këndohet Kur-ani

Për herë të parë pas 85 vitesh këndohet Kur-an në muzeun Aya Sofia në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Çështjeve Fetare të Turqisë me rastin e festimeve të javës së lindjes së Profetit Muhammed bashkoi artëdashësit me ekspozitën "Ashk-ı Nebi Ayasofya" ku u prezantuan vepra të ndryshme e të rralla nga arti kaligrafik.

Në këtë ekspozitë morën pjesë Kryetari i Çështjeve Fetare në Turqi, Mehmet Görmez, Nënsekretari i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Ahmet Haluk Dursun, Prefekti i Stambollit, Vasip Shahin dhe shumë të ftuar të tjerë.

Hapja e programit nisi me leximin e Kur-anit nga imami ligjërues i xhamisë Ahmet Hamdi Akseki në Ankara, dhe kjo cilësohet se është hera e parë pas 85 vjetësh që lexhohet Kur-an në pjesën e brendshme të Aya Sofia.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A