STAMBOLL, 10 qershor /ATSH-ANSA/ - Presidenti turk, Erdogan është i hapur ndaj çdo lloj koalicioni, përfshirë edhe partitë e opozitës, deklaroi sot ish-lideri i socialdemokratëve, Deniz Baykal, në përfundim të një takimi në Ankara me shefin e shtetit turk.
"Diskutuam për përbërjen e parlamentit të ardhshëm dhe për çështje që janë prioritare për Turqinë", deklaroi Baykal.
"Presidenti Erdogan është i hapur për çdo lloj koalicioni", shtoi Baykal, i thirrur në cilësinë e deputetit më të vjetër të parlamentit për të kryesuar seancën e parë plenare pas zgjedhjeve të përgjithshme të së dielës së kaluar./ a.jor.












