TURQI - Parlamenti turk ka adoptuar një seri amendamentesh që forcojnë kontrollin e Shtetit mbi internetin. Kjo gjë u jep mundësinë autoriteteve vendase të bllokojnë hyrjen në faqe ëebi specifike dhe monitorimin e aktivitetit të 34 milionë qytetarëve turq që përdorin internetin.
Me hyrjen në fuqi të këtyre amendamenteve, drejtoria vendase e Telekomunikacionit mund t`i japë urdhër providerit(shpërndarësit të internetit), që të errësojë menjëherë një faqe interneti. Institucionet që garantojnë shërbimin e lidhjes me internetin duhet të bëhen pjesë e një organizmi të ri të quajtur “Bashkimi i Provider-it”, që do të jetë nën mbikqyrjen e Ministrisë së Telekomunikacionit.
Ndërkohë nga ana e saj, kjo ministri do të mbajë një bankë të dhënash të të gjitha faqeve të vizituara nga të gjithë përdoruesit e internetit në Turqi në dy vitet e fundit. Kjo iniciativë ka shkaktuar shumë protesta jo vetëm në botën e internetit, por edhe nga ana e opozitës turke.
Për Partinë e Drejtësisë dhe Zhvillimit, të kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, ky ligj është i nevojshëm për të tuteluar të miturit dhe gjithashtu në mbylljen e faqeve që nxisin urrejtjen rraciale, fetare apo etnike dhe gjithashtu që 'dhunojnë privatësinë e qytetarëve'. Por kritikët vendas akuzojnë qeverinë turke se kërkon të vendosë limitin e të shprehurit.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com