/ATSH-AFP/ - Parlamenti turk miratoi një projektligj shumë të përfolur të regjimit islamiko-konservator ku i jep pushtet të plotë policisë pas trazirave të fundit prokurde të përgjakshme, njoftoi një burim parlamentar.

I kritikuar fuqishëm nga shoqëria civile dhe opozita, legjislacioni i ri i jep pushtet të zgjeruar forcave të policisë që tashmë mund të veprojnë në ndjekje më të gjera dhe marrjen në pyetje thjesht mbi bazën e dyshimit më të thjeshtë, sipas të njëjtave burime.

Ky arsenal juridik prek kryesisht minoritetin kurd që kishte protestuar fuqishëm në rugë në tetor kundër inercisë së pushtetit turk që të ndihmojë luftëtarët kurdë që të mbrohen kundër ofensivës së xhihadistëve të grupit Shteti Islamik (ISIS), në Kobane, qytet në veri të Sirisë.

Madje pati edhe përplasje mes manifestuesve kurdë dhe përkrahësve të ISIS-it në juglindje të turqisë me maxhorancë kurde, ku vdiqën rreth 40 persona.

Është në këtë kontekst që kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, kishte njoftuar se do të depozitonte në asamble një reformë mbi sigurinë e brendshme, e parë si një mënyrë për të heshtur çdo kontestim kundër regjimit, që u trondit në qershro 2013 nga një lëvizje protestuese gjigante në të gjithë turqinë.