STAMBOLL, 10 tetor /ATSH-AFP/ - Rebelët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), që prej tre muajsh kanë rritur sulmet kundër forcave turke të sigurisë, njoftuan sot ndërprerjen e aktivitetit të tyre gjatë tre javëve të zgjedhjeve legjislative në Turqi.
"Duke marrë parasysh thirrjet e ardhura nga Turqia dhe nga jashtë, lëvizja jonë dekretoi një periudhe të ndërprerjes së aktivitetit të forcave tona guerilase. Përveç rasteve kur përkrahësit tanë dhe forcat tona guerile sulmohen", shkruan Unioni i Komuniteteve të Kurdistanit (KCK), organizata që drejton lëvizjet rebele kurde, në një deklaratë.
Që prej fundit të korrikut, PKK-ja ka rifilluar fushatën e sulmeve kundër forcave të sigurisë turke në juglindje të Turqisë me maxhorancë kurde, duke vrarë më shumë se 150 policë dhe ushtarë.
Nga ana tjetër ushtria turke ka rritur operacionet e reprezalies kundër rebelëve, kryesisht duke bombarduar bazat sëtrvitore kurde në veri të Irakut./