Turqi, vritet avokati pro kurd i
njohur për kritikat ndaj Erdoganit

Kreu i shoqatës së avokatëve kurd, Tahir Elci është vrarë në qytetin Diyarbakir, në jug-lindje të Turqisë. 

Ai ishte duke pritur për zhvillimin e një gjyqi ndaj tij, pasi kishte bërë komente negative kundër partisë së presidentit Rexhep Tayp Erdogan dhe që ishin publikuar nga CNN-i turk.

Tahir Elci mbeti viktimë e një atentati, pasi u qëllua disa herë me pistoletë gjatë një takimi në publik dhe vdiq më pas. Edhe një polic gjithashtu vdiq nga të shtënat. 

Presidenti Erdogan komentoi përplasjen ndërsa tha se kjo tregon Turqia është e vendosur në luftën ndaj terrorizmit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Pesë ndryshime të vogla në dietën tuaj që do të rrisin menjëherë energjinë tuaj

Pesë ndryshime të vogla në dietën tuaj që do të rrisin menjëherë energjinë tuaj