Turqi, zbulime arkeologjike, gjenden
 enë qeramike 2 800 vite të vjetra

Turqi, zbulime arkeologjike, gjenden<br /> enë qeramike 2 800 vite të vjetra
Në gërmimet arkeologjike të Pallatit Cavustepe në lindje të Turqisë u gjetën enë qeramike (pithos) të vjetra 2 800 vjet, konkretisht bëhet fjalë për enë që janë përdorur për ruajtjen e farave, vajrave dhe verërave, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Parku Arkeologjik ndodhet rreth 20 kilometra nga qendra e qytetit Gurpinar, kurse pallati është ndërtua gjatë lulëzimit të mbretërisë Urartu, kur në fron ishte ulur mbreti Sardur.
 
Një grup arkeologësh nga Universiteti “Yuzuncu Yil”, me profesorin Rafet Cavusoglu po kryejnë gërmime me qëllim për të zbuluar detaje të fshehura rreth sundimit të Urartu, i cili është i njohur për sistemet e para të ujërave të zeza në botë, ndërtimit të veçantë të pallatit dhe arritje tjera të shumta të cilat ende tërheqin një numër të madh të arkeologëve, historianëve dhe turistëve nga mbarë bota.
 
Çavusoglu në një intervistë për AA kujton se një grup ekspertësh nga Universiteti i Stambollit tri dekada ka punuar në gërmimin që kishin për qëllim mbrojtjen e gjetjeve arkeologjike të këtij vendi të pasur nga ekspozimi i faktorit njeri apo atij natyrorë të shkatërrimit.
 
Gërmimet e reja filluan vitin e kaluar, kurse tani është duke u punuar në gërmimet në pallat dhe në kalatë dhe tempujt që ndodhen aty pranë.
 
"Tempulli Irmusini dhe muret e korridorit janë ndërtuar me tulla qerpiçi, të cilat momentalisht po i freskojmë me kashtë dhe baltë. Në këtë mënyrë mbrojmë muret nga rrëzimi. Punën në këto hapësira do ta vazhdojmë edhe në vitet e ardhshme", tha Çavusoglu.
 
Arkeologët kohëve të fundit kanë ardhur deri tek hapësirat e depove të pallatit Cavustepe dhe aty gjetën 120 enë qeramike të kapacitetit prej 36 ton në të cilat janë ruajtur farërat, vajrat, ushqimet, verërat, si dhe sende të ndryshme ushqimore.
 
Çdo enë ka kapacitet prej 300 kilogram dhe është e groposur në tokë, në qafën e enës në sipërfaqe ka shkrime klistate letër që shërbenin si etiketa për mallrat që mbaheshin në këto enë të mëdha.
 
Në epokën e mbretërisë Urartu, në këtë mënyrë janë ruajtur farërat dhe ushqimet e rëndësishme nga zjarri dhe përmbytjet.
 
Janë gjetur edhe enë të ngjashme qeramike në të cilat është ruajtur vera, dhe katër gurë të mëdhenj të gdhendur me figura artistike.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm