Turqia akuzon Rusinë për mashtrim
Moska i arreston 39 biznesmenë

Turqia akuzon Rusinë për mashtrim<br />Moska i arreston 39 biznesmenë
Rusia po përgatitet për sanksione të forta ekonomike kundër Turqisë pas rrëzimit të avionit në kufi mes Turqisë dhe Sirisë.

Kryeministri, Dmitry Medvedev tha se masat do të hartohen brenda pak ditësh dhe do të prekë dhe planet për investime të përbashkëta.

Dy vendet kanë lidhje të forta ekonomike. Rusia është partneri i dytë tregtar, ndërsa Turqia është destinacioni kryesor i turistëve rus.

Ndërkohë, Turqia ka refuzuar kërkesën e Rusisë për të të kërkuar falje mbi incidentin e të martës.

Turqia thotë se avioni cenoi hapësirën ajrore, akuzë e cila mohohet nga Rusia.

Vladimir Putin duke folur nga Kremlini tha se Turqia nuk ka kërkuar ende falje për rrëzimin e avionit dhe shtoi se “keqbërësit e këtij krimi do të ndëshkohen”.

Ndërsa, pPresidenti i Turqisë, Erdogan ka akuzuar Moskën për mashtrim për pretendimet se Turqia po blen naftë nga ISIS. Ndërkohë, Rusia përveç masave paralajmëruese ka arrestuar dhe më pas ka dëbuar 39 biznesmenë nga vendi.

Duke folur nga Ankraraja, Recep Tayyip Erdogan tha: “Turp të keni. At që pretendojnë se Turqia po blen naftë nga ISIS janë të detyruar ta provojnë këtë. Nëse jo, atëherë jeni mashtrues”.

Tensioni mes Turqisë dhe Rusisë, që kanë pozicione të ndryshme mbi luftën civile në Siri, është rritur ndjeshëm pas incidentit.

SHBA, BE dhe OKB kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje.

Rusia gjithashtu ka këshilluar qytetarët e saj që të mos vizitojnë Turqinë dhe u ka kërkuar atyre që ndodhen në këtë vend të rikthehen në atdhe.

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se të gjitha kanalet e komunikimit mes ushtrisë ruse dhe asaj turk përfshirë edhe atë të “linjës së nxehtë” që ndihmojnë për të shmangur aksidentet ajrore, janë pezulluar.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure