Qeveria Turke ka vendosur të bllokojë aksesin në 166 rrjete sociale, mes të cilëve edhe websitet më të frekuentuara si Twitter, Facebook dhe YouTube.

Bllokimi i rrjeteve sociale ka ardhur pasi në to javën e kaluar është publikuar fotoja e Prokurorit Mehmet Selim Kiraz e cili ishte marrë peng nga dy anëtarë të grupit ekstremist të majtë DHKP-C, dhe më pas ishte vrarë.


Bllokimi i 166 faqe online 
Për 166 faqe është miratuar urdhri për bllokim nga autoritetet turke në lidhje me mediat sociale. Pas ankesave të shumta nga përdoruesit, një zëdhënës i Shoqatës së Garantimit të Aksesit, Bulent Kent, tha për “Hurriyet online” që institucioni ka marrë urdhër me shkrim nga prokurori për të bllokuar aksesin në faqet.

Hurriyet  online  Raporton se ka parë dokumentin e autoriteteve me urdhrat për të bllokuar 166 faqet e internetit që kanë botuar fotot e prokurorit të që u vra gjatë pengmarrjes.

Sipas të njëjtave burime përveç mediave sociale, dokumenti përmban gjithashtu lidhjet specifike për artikujt e botuar nga gazetat turke. Vitin e kaluar, autoritetet në Ankara ndaluan përdorimin e Twitter dhe YouTube më 20 mars dhe 27 mars, pak para zgjedhjeve që u zhvilluan më 30 mars 2014.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)