TURQI-Një gjykatë në Ankara ka dënuar 38 ish-zyrtarë të lartë ushtarakë me burgim të përjetshëm, në gjyqin për tentimet e dështuara për grusht shteti më 2016.
Gjashtë prej të pandehurve janë dënuar me burgim të përjetshëm për “shkelje të kushtetutës”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu.
Dënimet me burgim të përjetshëm janë dënimet më të ashpra në Turqi, prej shfuqizimit të rregullit për dënim me vdekje më 2002.
Për këtë lloj dënimi nuk ka mundësi të lirimit me kusht.
Gjykata ka dënuar 106 të pandehur tjerë me dënime mbi 16 vjet burgim për shkelje të kushtetutës, ka raportuar Anadolu.
Në mesin e akuzave tjera është përfshirë edhe tentimi për vrasje të presidentit
Një total prej 121 personave janë shfajësuar për të gjitha akuzat.
Gjyqi kundër 497 të pandehurve, përfshirë ish-zyrtarë të gardës presidenciale, është zhvilluar nga tetori i vitit 2017.
Prokurorët kanë akuzuar të dyshuarit për pushtim të transmetuesit shtetëror TRT në Ankara në natën e 15 korrikut të vitit 2016, dhe për detyrim të prezantueses që të lexojë deklarata puçiste.
Ankaraja fajëson klerikun fetar me bazë në Shtetet e Bashkuara Fethuallah Gulen për orkestrim të tentimeve të dështuara për puç, dhe ka shpallur lëvizjen e tij grup terrorist.
Kleriku, dikur mik, dhe tani kritik i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, mohon të gjitha akuzat.
Në mesin e 289 proceseve gjyqësore që janë duke u zhvilluar lidhur me tentimet për grusht shteti, 14 janë në proces e sipër, sipas Anadolut.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2095
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bilalli në ‘Studio Live’: Procesi në Hagë ka tendencë të njollosë Kosovën! Turqia më e fituara në Siri, Erdogani e luajti mirë shahun
11 Dhjetor 2024, 19:29
-
Shaban Murati: Një idiotizëm i ri politik, ‘grusht shteti’ i qeverisë kundër opozitës
2 Dhjetor 2024, 13:07
-
Lufta/ Turqia mohon dërgimin e naftës në Izrael
11 Nëntor 2024, 15:09
-
Erdogan zotohet për shfarosje të lëvizjes FETO dhe përndjekje të mbështetësve të Gulenit
22 Tetor 2024, 20:07
-
Shuhet në moshën 83-vjeçare Fetullah Gulen, kundërshtari i presidentit turk Erdogan! Dikur aleatë, jetonte në SHBA prej vitit 1999
21 Tetor 2024, 08:05
-
Vizitë e vështirë, Scholz takohet me Erdogan
19 Tetor 2024, 17:33
-
Ruhet me truproja/ Baba Mondi intervistë për ‘Jerusalem Post’: Gati për shtetin Bektashi, të mos humbet kohë! E quaj veten vëlla të popullit të Izraelit!
13 Tetor 2024, 16:13
-
Namazgjaja në 'Studio Live'/ Muzhaqi: Erdogan s’do pranonte të hapte xhaminë e Gylen, FETO e cilësuar organizatë terroriste! Krisafi: Ndërhyrje e Turqisë në punët tona!
11 Tetor 2024, 21:44
-
'Pas Shqipërisë dronë kamikazë edhe për Beogradin! Erdogan: Turqia dhe Serbia do të zhvillojnë bashkërisht industrinë e mbrojtjes
11 Tetor 2024, 16:33
-
Pasi la Tiranën, Erdogan zbret në Beograd, pritet nga homologu Vuçiç! Analistët: Mund të firmosen dhe marrëveshje ushtarake armatimi
10 Tetor 2024, 21:45
-
Anulohet seanca e nesërmeplenare në Parlament! Pritet vizita e Erdogan, ndërsa PD kishte paralajmëruar sërish kaos
9 Tetor 2024, 21:37
-
Nesër Presidenti i Turqisë vjen në Tiranë! Policia blindon kryeqytetin, ja rrugët që do të bllokohen
9 Tetor 2024, 17:27