Turqia do ndihmojë FSK-në

Turqia do ndihmojë FSK-në
Forca e Sigurisë së Kosovës u vizitua nga komandanti i Forcave Tokësore të Turqisë, gjenerali Kiviroglu.

Ai u prit nga komandanti i përgjithshëm i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati. Në këtë takim, përveç thellimit të bashkëpunimit në sferën e sigurisë ndërmjet Turqisë dhe Kosovës, u diskutua edhe për rishikimin strategjik të sektorit të sigurisë në Kosovë, proces ky që pritet të përfundojë në mesin e vitit të ardhshëm. 

Kohë më parë, gjeneral Kastrati ka paralajmëruar se Forca e Sigurisë së Kosovës do ta ndryshojë strukturën dhe misionin gjatë vitit të ardhshëm, derisa uniforma e re e kësaj force do të bëhet publike më 27 nëntor.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi