Me nga një gol për çdo pjesë Australia ka mundur 2-0 Turqinë në ndeshjen e vlefshme për grupin D të Kupës së Botës luajtur mëngjesin e së dielës me oren në Shqipëri. Në minutën e 27-të për Australinë shënoi Irankunda ndërsa në pjesën e dytë në të 75-tën dyfishoi Matcalfe. Një sukses i patër për Australinë 2-0 ndaj Turqisë që e ngjit këtë skuadër në kuotën e 3 pikëve në grupin D po aq sa kanë edhe SHBA-të.
Për Turqinë që pjesmarrjen në Botëror e siguroi përmes play-off ndeshja e radhës me Paraguajin është vendimtare ndërsa dy ekipet që i fituan ndeshjat e para në grup SHBA dhe Australia do përballen mes tyre. Trajneri i Turqisë Montella pas ndeshjes ka deklaruar: “ Kështu është futbolli, ne kemi shpërdoruar raste dhe at ana goditën me kundërsulme , tashmë të mendojmë për dy ndeshjet e tjera” e mbyll tekniku Montella.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente








