ANKARA- Së shpejti pritet të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë. Lajmin e ka bërë të ditur, ministri turk i Zhvillimit, gjatë një pritje të zhvilluar në Ankara të enjten në kuadër të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë aktivitet merrnin pjesë edhe përfaqësues të partive politike turke dhe përfaqësues të trupit diplomatik shqiptar në Ankara.
“Marrëdhënies mes Turqisë dhe Shqipërisë janë shumë të forta dhe të rrënjosura thellë”, tha ministri turk i Zhvillimit, Xhevdet Yilmaz.
"Shqipëria, si vend demokratik në Ballkan, është në rritje të fortë dhe po zhvillohet nga dita në ditë," tha ai.
Ministri Yilmaz deklaroi se një marrëveshje e re bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Turqisë do të nënshkruhet në të ardhmen e afërt.
"Marrëveshja e bashkëpunimit do të përmirësojë marrëdhëniet mes dy vendeve," tha ambasadori shqiptar në Ankara, Genci Muçaj.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com