Pas katër viteve "konflikt" mes Greqisë dhe Turqisë, kjo e fundit ka fituar duelin e bakllavasë. Bashkimi Evropian ka regjistruar bakllavanë si produktin e parë turk.

Konflikti 4 vjeçar Turqi-Greqi se kujt i përket bakllavaja, u zyrtarizua nga BE dhe është shënuar në fletoren zyrtare të Bashkimit Evropian.

Dhoma e Tregëtisë në qytetin e Gaziantep kishte bërë hapin e parë duke e regjistruar produktin që në vitin 2009 për shkak të këtyre diskutimeve, por u desh 4 vjet që ky "konflikt" të merrte fund.

Produkti u shënua në listën e emërtimeve të mbrojtura nga Komisioni Evropian.

Bakllavaja është një ëmbëlsirë që ka qenë karakteristikë e kuzhinës së ish-Perandorisë Osmane, por është gjetur edhe në Azinë Qëndrore dhe JugPerëndimore.


(v.gj/shqiptarja.com)