Turqia i kërkon Kosovës të rishikojë
tekstet shkollore të historisë

Turqia i kërkon Kosovës të rishikojë<br />tekstet shkollore të historisë
PRISHTINE- Republika e Turqisë kërkoi nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që librave shkollor të historisë t’u bëhet një rishikim i kujdesshëm dhe të bëhen korigjime. Ministria e Arsimit ka formuar një komision të përbërë nga ekspertë të historisë, gjeografisë dhe albanologjisë të cilët kanë përgatitur një raport se çfarë do të mund të korigjohet në tekstet shkollore.

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa ka thënë për Kosovapress se një grup ekspertësh do të vinë nga Turqia për të diskutuar dhe debatuar për ndryshimet e teksteve.

“Nuk ka qëllim ardhja e tyre që ata të ndikojnë drejtpërdrejtë në ndryshimet eventuale por thjesht do të jetë një vizitë ku ata së bashku me ekspertët tanë do të shkëmbejnë përvojat e tyre që i kanë në këtë fushë, në mënyrë që dilemat eventuale në mes popujve të ndryshëm të tejkalohen me një gjuhë sa më të përzgjedhur. Nuk është Ministria e Arsimit ajo që i ndryshon tekstet shkollore, nuk është Qeveria dhe nuk janë zyrtarët e ministrisë ata që e ndryshojnë historinë. Historinë e shkruajnë historianët, ndërsa çdo ndryshim, çdo ndërhyrje në tekstet shkollore do të bëhet vetëm pas një debati të hapur që do të kemi pastaj me gjithë qytetarët e interesuar të Kosovës dhe në veçanti pas debateve që do të kemi me autorët e teksteve shkollore”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se me ligj ndërhyrjet në tekste shkollore mund t’i bëjnë vetëm autorët e teksteve shkollore, të cilët ende nuk janë informuar rrethn vendimit për rishikimin e teksteve shkollore.
Një nga ndryshimet që përflitet në tekst është dhe fjala “hordhi” (hordhitë turke) e hasur shpesh në tekstet e historisë, që sipas zëvendësministrit kosovar ishin njësi, reparte ushtarake.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset