Turqia duket se do të bëjë mrekullinë e këtij Europiani. Të besuarit e Fatih Terim, pas dy paraqitjeve të dobëta ndaj Kroacisë dhe Spanjës, janë rikthyer në formë, duke mundur 2:0 Republikën Çeke.

Me këtë rezultat, turqit kanë më shumë mundësi se Shqipëria për tu kualifikuar në fazën tjetër të "Euro 2016". Turqit i favorizon golavarazhi, me një gol më shumë se kuqezinjtë. 

Turqit kaluan në avantazh që në minutën e 10 me anë të Burak Yilmaz, ndërsa në minutën e 65' ishte Ozan Tufan ai që dyfishon shifrat në 2:0, rezultat i cili nuk ndryshon deri në fund të 90 minutëshit. 

Në ndeshjen tjetër të Grupit D, Spanja u mund nga Kroacia me rezultatin 2:1. Ky rezultat bën që në 1/8 të ndeshjet Italia me Spanjë.   VIDEO/Dy golat e Kroacisë dhe goli i Spanjës

Ora 21:48 Përfundon pjesa e parë me fitoren e turqve
Ka përfunduar 0 me 1 pjesa e pasë e ndeshjes Çeki-Turqi e vlefshme për grupin D. Goli është shënuar në minutën e 10 nga Ylmaz. Ndërkohë që ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo midis Spanjës dhe Koroacisë ka përfunduar me rezultatin 1 me 1.

Rezultati i deritanishëm është favorizues për kalimin e Kombëtares Shqiptare si një e tretë më e mirë në fazën tjetër.  

turqia

turqia

turqia


(Goli i parë i Turqisë)