Turqia kritikon qasjen e OKB-së për ndalimin e ndërtimit të një rruge në Qipro

Turqia kritikon qasjen e OKB-së për ndalimin e ndërtimit të një rruge në Qipro

Turqia ka kritikuar paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara (OKB) për bllokimin e ndërtimit të një rruge kontroverse në zonën mbrojtëse e cila e ndan Qipron, duke e quajtur “të papranueshme dhe tejet të gabuar” qasjen e tyre.

Një përplasje ndodhi të premten mes forcave turko-qipriote dhe paqeruajtësve të OKB-së në Pyla, një fshat i përzier etnikisht në zonën që patrullohet nga OKB-ja mes Republikës së njohur ndërkombëtarisht të Qipros në jug dhe shtetit të shkëputur turko-qipriot në veri.

Misioni i OKB-së në ishullin lindor të Mesdheut tha se paqeruajtësit e tij u sulmuan derisa po tentonin ta bllokonin “punën e paautorizuar ndërtimore” afër Pylas, fshatin e vetëm ku greko-qipriotët dhe turko-qipriotët jetojnë krah për krah.

Omer Celik, zëdhënësi i partisë në pushtet në Turqi, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, e mbrojti ndërtimin e rrugës dhe e kritikoi qasjen e paqeruajtësve të OKB-së duke e quajtur si “të papranueshme”.

“Qasja e forcës paqeruajtëse të OKB-së që shërben në Qipro... ishte e papranueshme dhe tejet e gabuar”, shkroi Celik në Twitter.

Ai tha se ajo qasje “që kishte për qëllim t’i kënaqte greko-qipriotët, ia ka dëmtuar reputacionin” misionit të OKB-së në Qipro.

Autoritetet në Republikën e vetëshpallur të Turqisë në Qipron Veriore (TRNC), e cila njihet vetëm nga Turqia, i hodhën poshtë pretendimet e misionit të OKB-së, duke i quajtur “të pabaza”.

Celik tha të shtunën se Turqi e “përkrah plotësisht” TRNC-në, dhe i bëri thirrje misionit të OKB-së t’i trajtojë barabartë turko-qipriotët.

Qipro është e ndarë që nga viti 1974 kur forcat turke e uzurpuan pjesën e saj veriore si përgjigje ndaj puçit ushtarak të porositur nga junta që asokohe ishte në pushtet në Greqi./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Guardiola kërkon Donnarumman te Manchester City

Guardiola kërkon Donnarumman te Manchester City