TURQI - Pasi qeveria turke e Kryeministrit Erdogan vendosi që të bllokojë aksesin në Twitter për shtetasit e vet, ky vendim nuk është pritur mirë nga përdoruesit e këtij rrjeti social.

Kudo në botë, kjo gjë ka ngjallur indinjatë dhe është bërë temë për të ironizuar vendimin e Erdogan. Shumë karikatura të ndryshme me logon e Twitter kanë filluar të qarkullojnë në internet.

Fotomontazhet kanë qenë të llojeve të ndryshme, ku sigurisht në qendër kanë logon e rrjetit social dhe qeverinë turke.

Shkak i mbylljes së Twitter nga qeveria turke janë bërë disa të dhëna kompromentuese të Kryeministrit Erdogan, ku ky i fundit ka fajësuar administratorët që nuk kanë hequr disa prej këtyre të dhënave.

Edogan gjithashtu ka akuzuar Twitter se po nxit protesta.



turqia bllokon twitter
Foto të tjera


(v.gj/shqiptarja.com)