TIRANE - Januzaj është kthyer padyshim në futbollistin e ri më të kërkuar këtë edicion në merakto, por e vecanta është që nuk është në qendër të vëmendjes vetëm të klubeve, por edhe të disa kombëtareve. Përvec Belgjikës, Anglisë dhe Shqipërisë e kërkon edhe Turqia e mjeshtrit të madh Fatih Terim.
18-vjeçari me origjinë nga Kosova dhe me pasaportë belge është një nga talentet më të spikatur në Europë, ndërsa ka arritur të jetë pjesë e skuadrës së parë të Mançester Junajtid. Kjo ka tërhequr vëmendjen e shumë vendeve, ndërsa Turqia është kombëtarja e katërt që interesohet për Januazaj, pas Belgjikës, Shqipërisë dhe Anglisë.
Belgjika e ka thirrur disa herë lojtrarin, por deri tani Januzaj ka refuzuar të gjitha ftesat. Në Shqipëri vazhdojnë që të kryqëzojnë gishtat që të pranojë ftesën, pasi do të ishte një vlerë e shtuar në gjerdanin që ka ndërtuar trajneri Italian De Biasi.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com