Turqia njofton planveprimin e ri kombëtar për anëtarësimin në BE
ANKARA, 31 tetor /ATSH-ANSA/ – Ministri turk për Bashkimin Evropian, Volkan Bozkir shfrytëzoi një konferencë shtypi dje për të njoftuar një plan të ri veprimi që detajon hapat e ardhshëm të vendit të madh euroaziatik drejt anëtarësimit në bllokun e 28 vendeve. Plani i quajtur ”Programi kombëtar për miratimin e kërkesave të Bashkimit Evropian” parashikon […]
Ministri turk për Bashkimin Evropian, Volkan Bozkir shfrytëzoi një konferencë shtypi dje për të njoftuar një plan të ri veprimi që detajon hapat e ardhshëm të vendit të madh euroaziatik drejt anëtarësimit në bllokun e 28 vendeve.
Plani i quajtur "Programi kombëtar për miratimin e kërkesave të Bashkimit Evropian" parashikon edhe risi në legjislacion, që çdo vend kandidat duhet të përmbushë për t'u bërë anëtar i Unionit.
Bozkir njoftoi se shtyllat ku qeveria do të mbështetej për plotësimin e kushteve për anëtarësim ishin tre, e para, vendosmëria në procesin e reformave politike, e dyta, vazhdimi i transformimit social-ekonomik gjatë procesit të anëtarësimit dhe e treta efektshmëria në komunikacion.
"Ne kemi shtuar mbi 2 000 ligje në legjislacion gjatë 12 viteve të fundit dhe ky është një zhvillim për të cilin ne krenohemi", deklaroi Bozkir.
"Që nga viti i kaluar, ne kemi filluar edhe përpilimin e 170 ligjeve të reja", shtoi ai.
"Programi i fundit kombëtar i planveprimit turk për në Bashkimin Evropian është publikuar në vitin 2008. "Programi kombëtar për miratimin e kërkesave të Bashkimit Evropian" përbën një garanci nga Turqia për Bashkimin Evropian për vazhdimin e reformave të domosdoshme", tha ai.
Faza e parë e programit mbulon periudhën nëntor 2014-janar 2015. Ai parashikon përfshirjen e 36 projektligjeve dhe 142 neneve të legjislacionit sekondar.
"Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është thjesht një proces teknik, por një proces politik", shtoi Bozkir.
Deri tani Turqia ka hapur 14 kapituj, ndërkohë që 17 të tjerë mbeten të bllokuar dhe katër për t'u diskutuar.
Gjatë tri viteve të kaluara, Turqia hapi vetëm një kapitull.
Problemi qipriot dhe kundërshtimi gjerman dhe francez për anëtarësim të plotë qëndorjnë si pengesat kryesore përpara anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.
ATSH
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47