Turqia rekruton shqiptarë
myslimanë për luftimet në Siri

Turqia rekruton shqiptarë<br />myslimanë për luftimet në Siri
TURQI- Qindra shqiptarë myslimanë janë rekrutuar nga një organizatë humanitare turke, IHH, dhe janë dërguar në luftimet kundër qeverisë së Damaskut, pas trajtimeve ushtarake në Turqi. Lajmi bëhet i dituar nga portali “Farsnews”. Kjo organizatë e cila merret me rekrutimin dhe trajnimin e të rinjve, mbështetet nga Ministria e Jashtme turke dhe nga Wahhabi, një grup ekstrem saudit.
 
Numri i shqiptarëve që janë rekrutuar në Turqi deri më tani është 769. Këta shqiptaë janë bashkuar me të ashtuquajturën Ushtria e Lirë Siriane. Sipas lajmit të publikuar në portalin “Farsnews”, shqiptari i fundit i një grupi prej 90 shtetasish që u dërguan në Stamboll nga Tirana, ishte më 30 qershor të këtij viti. Duke ruajtur anonomatin, burimi tregon se “ai u rikthye në Shqipëri pasi kishte parë krimet e kryera nga terroristë kundër civilëve”. Gjatë qëndrimit të Tiranë, ai nuk e takoi familjen e tij pasi kishte frikë nga reagimi i zbulimit turk dhe mercenarët e tyre në Shqipëri. Familjen e tij ai e kishte takuar vetëm pasi u larguan nga Tirana.
 
Por burimi shkon edhe më tej duke thënë se myslimanët shqiptarë nuk kanë luftuar përkrah Ushtrisë për Çlirimin e Sirisë, por kanë dezertuar dhe i janë bashkuar grupeve të Al Kaedas në Siri.
 
Në qershor dhjetëra oficerë të ushtrisë amerikane iu bashkuan përmes provincës Hataj të Turqisë. "Një aeroplan C-130 amerikane, që transportonte pajisje teknologjike të komunikacionit dhe 57 oficerë në pension, zbarkuan në provincën Hataj të Turqisë’, tha burimi më 23 qershor, duke folur në kushte anonimati.
 
Qëllimi i oficerëve amerikanë që të marrin përgjegjësinë e komandës qendrore të të gjitha aktiviteteve të rebelëve të armatosur. Amerika, gjithashtu ndihmon kryengritësit rebelë në Siri me paisjen e tyre me armë përmes bazave të fshehta në Turqi dhe Jordani.
 
Përveç shtetasve shqiptarë, Turqia rekruton edhe shtetas nga Afganistani, Pakistani, Jemeni, Kuvajti, dhe vende të thera arabe për të luftuar kundër qeverisë së Bashar al-Assad.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator