Turqia është kthyer në një arenë lëkundjesh të njëpasnjëshme ku bilanci i viktimave, atyre që janë nën rrënoja, pritet të jetë edhe më i frikshëm, por edhe për këto shifra, ka mjaft rezerva. Ky ishte pohimi i Koordinatores në Drejtorinë e Përgjithshme në Turqi, Anxhela Bregu pak minuta pasi një provincë e Turqisë u godit sërish nga një tjetër tërmet i fuqishëm. Në një intervistë për ‘Studio Live’ me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj, Bregu shprehu shqetësime të mëdha, madje pohoi se viktimat janë më të shumtë në numër. Shifrat sipas saj janë duke u fshehur, për të mos i dhënë vëmendje gabimeve të së shkuarës.
“Unë kam një matematikë fillestare, po flasim për 13 milionë e gjysmë popullsi, nuk besoj se 46 mijë është numri i vërtetë, mbase rrënojat po fshehin numrat e vërtetë. Shifrat reale po ruhen nëpër sirtarë. Diçka po ndodh dhe ajo që po ndodh po tregon disa gabime të historisë, disa që janë mbyllur një sy e një vesh. Duhet të jem më delikatë në këto që them, por nga pamjet që po shohim nuk mundem të jem delikate. E kuptoni që aktualisht janë 93 shkolla që po zbrazen, e kuptoni çdo të thotë?”- tha Bregu për Report Tv.
E pyetur nëse ka pasur abuzime me ndërtimet, Bregu e cilësoi këtë etiketim si fjalë shumë të vogël, pasi sipas saj, në momentin kur rrezikohet jeta e një individi apo e një popullate, fjala e përdorur duhet të jetë krim. Aktualisht në Stamboll janë mbyllur 93 shkolla të cilat nuk janë të sigurta, spitale të shembura këto shifra tregojnë se në Turqi, po flitet me një retorikë të vjetër, ashtu si dikur kur Turqia u përball me goditje në vitet e shkuara.
“Nuk ka pasur abuzim, se është fjalë e vogël, kemi të bëjmë me krim, sepse të rrezikosh jetë, është krim. Në Stamboll u mbyllën 93 shkolla, sepse mund të jenë shkolla të rrezikshme, spitalet janë shembur etj. Nuk është abuzim, është krim! Nuk jam akoma e sigurte nëse do të kemi një përparësi.
Ky është një rast i përsëritur, por në media flitet me të njëjtat fraza. Në radhë të parë, besoj se kjo gjë do reflektohet në zgjedhje, sepse nëse s’do kishte do ishte e çuditshme. Duhet rindërtim nga fillimi. Besoj se do të kemi shumë lajme të tilla të dhimbshme.”- tha ajo.
Bregu tha se askush nga qeveria nuk dha dorëheqjen, ashtu siç duhej të funksiononte, vetëm dy gazetarë të cilët thanë vetëm të vërtetën, duke theksuar edhe njëherë se po fshihet çdo gjë nga ana e qeverisë turke.
“Dhe të vetmit që kanë dhënë dorëheqjen e dini cilët kanë qenë? Vetëm dy gazetarë, asnjë nga qeveria, më vjen shumë keq, nuk e di si do ishte në një vend tjetër.
Sapo harruam dhimbjen, e tërmetit, filluan sërish lëkundjet!”- tha Bregu.
cfare llogjike ....po pse edhe per termetet e ka fajin qeveria...
Përgjigju