VIDEO/ Turqi,hidhen në erë 9 ndërtesa, shikoni shpërthimin e fuqishëm

VIDEO/ Turqi,hidhen në erë 9 ndërtesa, shikoni shpërthimin e fuqishëm

Qyteti i Malatya, i vendosur afër kufirit lindor të Turqisë, regjistroi më shumë se 36,000 ndërtesa të dëmtuara, ku rreth 6,000 prej tyre u shkatërruan plotësisht, pas tërmetit që goditi rajonin dhe Sirinë në shkurt 2023. 

Malatya ndodhet në një zonë që i nënshtrohet lëkundjeve sizmike relativisht të shpeshta. Javën e kaluar, administrata e qytetit vendosi të kryejë prishjen e nëntë ndërtesave të tjera 15 katëshe të cilat ishin të dëmtuara rëndë, raporton La Reppubblica

Sipas Associated Press, pas tërmetit në shkurt, qyteti u përball me një tërmet tjetër në fund të të njëjtit muaj.

Në fillim të shtatorit, zona u godit sërish nga një tërmet me magnitudë 5.3 ballë. 4 vite më parë, Malatya ishte një nga provincat për të cilat presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan, shpalli një amnisti ndërtesash.

Kjo amnisti u kishte lejuar autoriteteve të lëshonin leje për të vazhduar ndërtimin e shtëpive pavarësisht defekteve të konstatuara, me kusht që të paguanin një gjobë.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime