Turqi-SHBA, bazat amerikane në rrezik në mesin e tensioneve me Ankaranë

Turqi-SHBA, bazat amerikane në rrezik në mesin e tensioneve me Ankaranë

Ankaraja paralajmëroi se sanksionet amerikane do të vinin në rrezik të madh vazhdimin e përdorimit nga SHBA-ja, të bazave ajrore ushtarake që ndodhen në territorin turk.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur Uashingtoni po shqyrton mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Turqisë, për shkak të blerjes nga kjo e fundit, të sistemeve raketore ruse.

Përdorimi i bazës ajrore Inçirlik shihet si jo vetëm me rëndësi jetike ushtarake, por nënvizon marrëdhëniet strategjike mes dy aleatëve të NATO-s.

Sipas njoftimeve muajin e kaluar, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri një kërcënim të ngjashëm lidhur me përdorimin e bazës së Inçirlikut, gjatë takimit të tij me Presidentin Donald Trump në periferi të takimit të grupit të G 20-s që u mbajt në Osaka të Japonisë.

Forcat amerikane vazhdojnë ta përdorin Inçirlikun në përpjekjet kundër grupit terrorist të Shtetit Islamik, si në Irak ashtu edhe në Siri. Ajo gjithashtu përdoret si një qendër e rëndësishme logjistike. Por analistët thonë se rëndësia e Inçirlikut shtrihet përtej interesave ushtarake.

Ankaraja mund të përballet me sanksione të forta ekonomike.

Blerja e sistemeve S-400 solli si rezultat përjashtimin e Turqisë nga programi për blerjen e avionëve amerikanë F-35. Zyrtarët amerikanë besojnë se vendimi i Turqisë për të përdorur teknologjinë ruse me radare të avancuar, mund të kompromentojë sistemet ushtarake të NATO-s.

 

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!