Turqit bojkotojnë festën e
Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Turqit bojkotojnë festën e<br />Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
PRIZREN - Këshilltarët e komunitetit turk të Asamblesë Komunale në Prizrenit nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen solemne të 135- vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
 
Për arsye ende të panjohura kanë bojkotuar festën e djeshme të LSHP-së, bën të ditur Prizrenipress. Këshilltari i LDD-së, Lulëzim Kabashi ka kritikuar mungesën e pjesëmarrjes të këshilltarëve të KDTP-së, në seancën solemne të LSHP-së. “Fatkeqësisht ende edhe në këtë kohë ekziston një mentalitet i gabuar”, tha Kabashi.
 
Sipas tij, këshilltarët e KTDP-së duhet të merrnin pjesë edhe në këtë seancë solemne si në çdo seancë tjetër të Asamblesë. “Shpresoj se do të ndryshojnë qasjen në të ardhmen “, tha Kabashi.
 
Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, ndërkaq nuk ka komentuar mungesën e këshilltarëve të KTDP-së në festën solemne të LSHP-së.

FESTOHET 135-VJETORI I LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT

"Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte lëvizja e parë e madhe e organizuar politikisht, administrativisht dhe ushtarakisht për të krijuar një rajon të bashkuar shqiptar". Kjo u theksua  me rastin e 135-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në seancën solemne, që u zhvillua dje nga pushteti vendor për këtë ngjarje. Kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja u shpreh se "Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte e para lëvizje çlirimtare me karakter kombëtar, e cila morri përsipër bashkimin e popullit shqiptar për të penguar copëtimin e trojeve të veta", transmetoi Kosovapress.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit zyrtarisht filloi me tubimin e 300 përfaqësuesve të të gjitha krahinave shqiptare në kuvendin shqiptar, të mbajtur në Prizren më 10 qershor 1878. Në takim kishte edhe boshnjakë nga Bosnja dhe Sanxhaku (shqiptarë të asimiluar).

Qëllimi i takimit ishte formimi i një shteti autonom shqiptar, që do të mbulonte vilajetet osmane të Prizrenit, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës. Lidhja ishte lëvizja e parë e madhe, e organizuar politikisht, administrativisht dhe ushtarakisht për të krijuar një rajon të bashkuar shqiptar qysh nga dështimi i forcave të Skënderbeut në Mesjetë.

Ndërkohë, përvjetori i 135-të i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (LSHP) nuk ka bashkuar vetëm krijuesit e letërsisë të Kosovës dhe Shqipërisë. Ata këtë festë historike e festuan ndaras me aktivitete të ndryshme letrare në Prizren. Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK) për të tretën herë me radhë në këtë përvjetor të LSHP-së ka organizuar Festivalin Ndërkombëtar “Drini poetik” në Prizren. Në këtë aktivitet letrar nuk ka marrë pjesë asnjë krijues nga Prizreni. Ata për të 19-në herë kanë organizuar dje aktivitetin e tyre letrar “Ditët e Lidhjes”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti