/ATSH-AFP/ - BE-ja duhet të shmangë mesazhet dramatike në rast të një "jo"-je greke në referendumin e të dielës, që nuk do të mbyllë portën as të zonës euro për Athinën as të negociatave, theksoi presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, në një intervistë për të përditshmen "Politico".
"Një "jo" e grekëve për projektet e financimit të vendit nga kreditorët do të zvogëlonte padyshim hapësirën e negociatave për mbijetesën financiare të vendit", konfirmoi Tusk, sipas edicionit evropian të medias amerikane. .
"Por, dëshiroj të paralajmëroj se ne nuk kemi nevojë për asnjë mesazh dramatik pas një "jo"-je në referendum", konfirmoi ai duke e lënë të hapur portën për një rifillim të negociatave me Athinën.
"Objektivi ynë kryesor është të ruajmë zonën euro dhe është shumë e qartë se referendumi nuk përqendrohet në ambajtjen apo jo në eurozonë", shtoi ai, sipas "Politico".
"Objektivi ynë është të rivendosim besimin me Greqinë", nënvizoi Tusk.
Ai gjykoi se një "po" do të mundësonte hapjen ne një kapitulli të ri negociatash, ndoshta më premtuese se më parë.
/Shqiptarja.com