Por, kjo nuk është më e rëndësishmja, pasi gjithçka ‘fshihet’ në të shkuarën e saj. emri i Fabjanës rezulton jo i panjohur për drejtësinë italiane.
Ajo është arrestuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, ndërsa në mediat italiane është zbardhur dhe dinamika e një ngjarjeje të bujshme, që ishte pikërisht sherr mes prostitutave, ku protagoniste ishte dhe shqiptarja.
VIDEO/Fabjana Hoxha në emisionin Zone e Lire
Policia ka studiuar dinamikën e ngjarjeve. Bëhet fjalë për dy shqiptarë, Fabjana Hoxha, 21 vjeç, dhe Florjan Prini, 23 vjeç. Të dy emigrant me dokumente të rregullta. Florjan Prini me precedent penal për favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni. Banues në Torre Pederera, ku edhe janë arrestuar mëngjesin e të premtes, në kohën kur ata e kishin kthyer prostitucionin në biznes.

Ata do të dënohen për leksione, shfrytëzim dhe favorizim prostitucioni. Pretendonin një taksë ditore me 50 euro nga vajzat të cilat i nxirrnin në trotuar. Sherri ka ndodhur për shkak të mungesës së korrektesës. “Bëhet fjalë për një pagese 50 euro në ditë, të cilën vajza nuk ja ka dhënë përgjegjëses, dhe kështu ka ndodhur sherri, në qershorin e 2014-ës.”
Fabjana Hoxha kur u arrestua në itali
d.c./shqiptarja.com
