Tv dixhitale, PS çon në
prokurori ministrin Pollo

Tv dixhitale, PS çon në<br />prokurori ministrin Pollo
TIRANE - Ministri i Teknologjisë Genc Pollo po i shkakton një dëm prej 25 milionë eurosh shtetit me veprimet e mosveprimet e tij në kuadër të organizimit të një tenderi për dixhitalizimin e rrjetit të transmetimeve audiovizive në Rapublikën e Shqipërisë. Ky është thelbi i një kallëzimi për ndjekje penale, të dorëzuar dje në Prokurori nga dy deputetë të opozitës, Taulant Balla dhe Alfred Dalipi.

TENDERI

Sipas tyre, tenderi ndërkombëtar për garën koncesionare “Për Financimin, Projektimin, Ofrimin, Instalimin, Trainimin dhe Transferimin e Rrjetit DVB-T2 për Republikën e Shqipërisë”, parashikuar për t’u zhvilluar më 13 maj, me një fond limit të papërcaktuar po zhvillohet në shkelje të kushteve që parashiko ligji. Kjo, “për të krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për të tretët”.

SHKELJET

Në padi vihet në dukje se në kërkesat për kualifikimin e subjekteve të huaja janë vendosur, nga njësia e prokurimit, kritere të cilat janë në kundërshtim me Ligjin e Prokurimeve në Republikën e Shqipërisë. Dhe, kjo procedurë po kryhet me qëllim për të krijuar avantazhe ose privilegje të padrejta për të tretët, nisur nga motivet se e ka të afërm, mik, shok apo interesa të tjera materiale ose morale.

Specifikimet teknike në garën koncesionare “Për Financimin, Projektimin, Ofrimin, Instalimin, Trainimin dhe Transferimin e Rrjetit DVB-T2 për Republikën e Shqipërisë”, janë të pamiratuara nga Radio Televizioni Shqiptar si përfituesi direkt i këtij projekti.

Nga ana tjetër, konstatohet se mungon një projekt i qartë zbatimi dhe një studim fizibiliteti për projektin.

Një shkelje tjetër e konstatuar është fakti se autoriteti kontraktor shpall qëllimisht data të ndryshme për këtë tender ndërkombëtar: data 6 maj 2013 në gazetën ndërkombëtare “Financial Times” dhe datën 3 maj 2013 sipas dokumentacionit të publikuar ne portalin e krijuar enkas: www.dso.mitik.gov.al.

Këto përcaktime bien në kundërshtim me ligjin “Për Prokurimin Publik”, sipas të cilit autoritetet prokuruese “duhet të përcaktojnë sa më saktë dhe në mënyrë sa më të plotë objektin e prokurimit për të krijuar kushte për një proçedurë të paanshme ndërmjet të gjithë kandidateve”.

Gjithashtu kompanive të interesuara nuk u jepet mundësia për sqarime në formë shkresore, ata nuk njoftohen qëllimisht për ankesat. Data e zhvillimit të tenderit është 13 maji 2013, ndërkohë marrja e vendimit dhe shpallja e fituesit do të jetë 17 maj 2013, duke mos u lënë mundësinë operatorëve ekonomikë të ankohen.

REAGIMI

Pollo: Do fitoj sërish, paratë Kryqit të Kuq

Ministri Genc Pollo reagoi dje ndaj padisë së deputetëve socialistë, duke theksuar se, në rast se dëmshpërblehet nga gjykata, do t’i dhurojë sërish paratë për bamirësi. “Taulant Balla, sa herë që kalon nga Prokuroria, hedh një shuk me letra dhe përmend emrin tim.

A vepron për hesap të Edi Ramës, apo për hesap të biznesit të kunatit, apo të të dyve bashkë, pak më intereson se çfarë bën ky gojëpalarë. Mbetem i vendosur që, nëse sërish gjykata e urdhëron Ballën të më dëmshpërblejë, paratë do t’ia dhuroj Kryqit të Kuq Shqiptar”, deklaroi ai.

Kjo deklaratë bëhet në një kohë kur Pollo sapo ka fituar një gjyq për shpifje ndaj Ballës, që është ndëshkuar nga gjykata me 30 mijë lekë gjobë për disa deklarata të bëra në vitin 2011.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë