TV i bën fëmijët të trishtuar
i ul vetëvlerësimin

TV i bën fëmijët të trishtuar<br />i ul vetëvlerësimin
LONDER - Fëmijët të cilët kalojnë shumë kohë në kompjuter, apo qëndrojnë gjatë para televizionit, apo duke lujtur video games priren të përjetojnë nivele të larta të shqetësimit emocional, ankthit dhe depresionit.

Në një dokument informues të Shëndetit Publik Anglez thuhet se orë të tëra para ekranit çojnë në vetëvlerësim të ulët dhe ankth.

Fëmijët janë duke u bërë gjithnjë e më të shqetësuar për shkak të orëve të shumta para ekraneve të TV dhe kompjuterit.

Jetesa inaktive është gjithashtu për t'u fajësuar për ndikimin negativ në mirëqenien e fëmijëve, thonë ekspertët.

Po sipas tij, nivelet e larta të shikimin të TV kanë një efekt negativ në mirëqenien e fëmijëve, duke përfshirë vetë-vlerësim të ulët dhe vetë-respekt të ulët.

Studimi thotë se gjysma e shtatë-vjeçarëve nuk bëjnë ushtrime të mjaftueshme dhe në këtë drejtim vajzat janë shumë më pak aktive se djemtë.

Vetëm 51 përqind e të gjithë shtatë-vjeçarëve në Mbretërinë e Bashkuar arrijë orët e rekomanduara të ushtrimit çdo ditë.

Hulumtimi, i botuar online në revistën BMJ Open, gjeti se fëmijët me origjinë indiane dhe ata që jetojnë në Irlandën e Veriut janë më pak aktivë në grupmoshën e shtatë-vjeçarëve.

Gazeta ka mbështetur një fushatë të Shëndetit Publik Anglez, që i kërkon prindërve që të rishohin mënyrën e të ushqyerit të fëmijëve të tyre si dhe t'u mësojë të jenë më aktivë.

"Ka shumë faktorë që ndikojnë në mirëqenien komplekse të një fëmije, të tilla si mjedisi ku ata jetojnë dhe rrethanat e tyre shoqërore, financiare dhe familjare." Thotë Profesori Kevin Fenton, drejtor i Shëndetit Publik të Anglisë


Redaksia online
(j.k/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur