TVSH, financat i rimbursojnë biznesit 2,028 miliardë lekë

/ATSH/- Rimbursimi i TVSH-së, si një faktor i rëndësishëm në marrëdhëniet me tatimpaguesit dhe si një detyrim ligjor, po ecën me hapa pozitivë, vlerësojnë zyrtarët e ministrisë së Financave. Sipas treguesve fiskale paraprake të ministrisë së Financave, gjatë 3-mujorit të parë të ktij viti rimbursimi në vlerë i TVSH-së arriti mbi 2,028 miliardë lekë, nga 474 milionë lekë që ishte në të njëjtën periudhë të vitit 2014, duke shënuar një rritje prej 328.1 %.
Gjatë vitit 2014 u rimbursuan ndaj subjekteve rreth 8.656 milionë lekë tatim mbi vlerën e shtuar (TVSH), që lidhet me vëllimin e rritur të eksporteve, por njëkohësisht edhe me vëllimin e investimeve në proces gjatë vitit. Nga data 1 janar hynë në fuqi ndryshimet në ligjin për TVSH-në. Në ligj është vendosur që TVSH-ja do të rimbursohet vetëm mbi bazën e analizës së riskut. Pra, nuk do të kontrollohet një për një çdo praktikë dhe më pas të rimbursohet TVSH-ja, por ajo do të rimbursohet mbi bazën e riskut. Por, sistemi do të bëhet funksional vetëm brenda qershorit. Kjo është një nga mjetet që e shkurton mjaft kohën dhe procedurën për marrjen e TVSH-së.
Ligji parashikon uljen e kohës së trajtimit dhe dhënies së rimbursimit të TVSH-së nga administratat tatimore 60 ditë për subjektet e zakonshme dhe 30 ditë për eksportuesit. Rimbursimi i TVSH-së ka krijuar majft problem për sipërmarrjen. Një pjesë e konsiderueshme e borxhit që qeveria i ka biznesit është TVSH e parimbursuar prej kohësh. 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga