Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, ka komentuar temën tepër të diskutuar të ditëve të fundit, atë të përfshirjes së biznesit të vogël në regjimin e TVSH. Në studion e Report Tv, Sejdarasi tha se kjo do të prekë më shumë konsumatorin, pasi biznesi i vogël do ta kalojë 20%-shin te produkti.

Ai deklaroi se antiinformaliteti dëmton rëndë biznesin në vend dhe për këtë duhet luftuar, por jo me aksion dhe me data, por çdo ditë dhe në mënyrë të vazhdueshme nga çdo qeveri.

Intervista e plotë:
Çfarë po ndodh me biznesin e vogël, nëse do realizohet ajo që premton kryeministri?
Nuk po ndodh asgjë, është një skemë e njohur që aplikohet në të gjitha shtetet e zhvilluara të botës. Pra, është një mnëyrë që të gjithë ata që fitojnë, duhet të paguajnë. Për rastin konkret është pjesë e një strategjie antiinformalitet, që ka nisur dy vite e gjysmë më parë. E gjithë strategjia nuk është produkt i administratës publike, më së shumti është produkt i sipërmarrjes së bizneseve, që me këmbëngulje të madhe kanë kërkuar në fund të vitit 2015 deri në mes të vitit 2016 luftë frontale kundër informalitetit, sepse bizneset e ndershme dëmtohen jashtëzakonisht nga niveli shumë i larët i informalitetit që kemi në Shqipëri, sidomos të evazionit me detyrimet tatimore.
 
Tani bëhet fjalë për një politikë të re të qeverisë, e gjithë çështja do përfshihet në një paketë të re fiskale, e cila bëhet gati dhe miratohet e hyn në fuqi më 1 janar 2018. Pra, janë çështje që do nisin të zbatohen nga janari 2018. Çështja e përfshirjes së gjithë bizneseve me skemën e TVSH, me tatimin e vlerës së shtuar, është komplekse për sa i përket administrimit tatimor. Autoritetet kanë për detyrë të shpjegojnë saktësisht se çfarë do ndodhë me subjektet. Deri sot nuk ka ende një dokument të shkruar ku të konsultohen.
 
Nëse këto biznese të vogla do futen në këtë skemë dhe do detyrohen të paguajnë dhe ata 20%, si do ndryshojë çmimi i produktit?
 9360 biznese në vitin 2016 janë përjashtuar nga detyrimi që kishin për sa i përket taksës fikse 25%, me një urdhër të kryeministrit. Kategorizimi i bizneseve nga 0-2 milionë, për xhiron, dhe pastaj 5-8 milionë ishte pikërisht kjo kategori për të cilën po flasim, kategoria e dytë u favorizua. E gjithë skema e aplikuar në atë kohë krijoi një problem të madh me biznesin e madh, që nuk kishte ku të shkarkonte faturat për produktet dhe shërbimet që ofronte.

Sepse në momentin që jeni importues i madh dhe do importoni, në të gjithë hallkat që kalon ky proces duhet të keni dokument tatimor. Ndodhte që bizneset e mëdha që kërkonin t’i shisnin biznesit të vogël, kur ato e shihnin se kishin arritur niveli i xhoris së tyre afër nivelit ku këto kalojnë nga biznesi i vogël me TVSH në biznesin me TVSH, ato nuk pranon të firmosin ose të merrnin asnjë faturë, sepse kalonin në sistem.
 
Sistemi sot këtë ka elementin e parë të luftës ndaj informalitetit, po identifikon të gjitha subjektet, të cilat kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore. Nuk janë më subjekte të biznesit të vogël për shkak të xhiros. Këtë ka parasysh qeveria. Ndikimi i parë: TVSH nuk është taksë që paguan biznesi, është taksë që e paguan konsumatori, ai që blen. Kështu që 20% i shtesës kudo qoftë, rastet janë të shumta, mbaj mend gazin e lëngshëm, abuzimet me të ishin të mëdha. Dhe në fazën e parë do ketë abuzime, por tregu rirregullohet.
 
Janë 80% e bizneseve të vogla që rrezikojnë të falimentojnë, ndërsa përsa i përket punësimit zënë rreth 36% ...
 Taksa nuk është taksë që e paguan biznesni, por konsumatori. Ky i fundit do ulë konsumin. Konsumatori preket më shumë dhe dëmtohet i pari. Biznesi i vogël këtë 20% do ta shtojë te çmimi i produktit. Kosto tjetër e tij është edhe administrimi i biznesit.
 
Një biznes i vogël duhet të ketë një ekspert?
Mbase jo çdo pikë apo çdo njësi duhet të ketë një ekspert, por një grup i tillë duhet detyrimisht të ketë një ekspert që të paraqesë pasqyrat financiare që duhen dorëzuar në DPT. Duhet formalizuar biznesi, të gjithë ata që veprojnë në treg kanë për detyrë jo vetëm të shesin, por edhe të paguajnë detyrime. Në fazën e parë do ketë probleme, por ka dhe mënyra të tjera. Duhet vendosur shkallëzim i TVSH, ushqimet, energjinë, etj nuk mund t’i taksosh me 20%, i lehtëson duke i taksuar me një shkallë tjetër TVSH.
 
Kjo është bërë dhe debat politik. Është momenti për ta bërë këtë veprim në kushtet ku ndodhet ekonomia?
Momenti për të luftuar informalitetin është në çdo çast. Është një sëmundje, një dukuri që është anatemuar mjaft dhe nga institucionet ndërkombëtare në Shqipëri, por dhe një dukuri që e vuan biznesni. Biznesi ka kërkuar të luftohet informaliteti, sepse shkalla e lartë e tij e dëmtonte shumë biznesin e ndershëm. Asnjëherë nuk duhet dalë kundër tij, në çdo kah politik që të jesh. Ajo që më shqetëson është fakti se njerëzit para se të flasin duhet të marrin dokumentet zyratarë në dorë, për të parë se çfarë po ndodh. Nëse do përfshihen të gjtha bizneset, duhet të dimë rrugën si do përfshihen, apo si administrohen. Çështja nuk është për një taksë, por për administrimin e taksave. Shqipëria sot vuan nga administrimi i taksave, ne mbledhim pak ose aspak taksën e pronës. Kemi taksën vendore ndër më të dobëtit në rajon. Ne nuk kemi arritur akoma një nivel që të na krahasojë me rajonin. Këto elemetnë duhen parë në një kompleksitet, forcat politike, veçanërisht ekspertët e të dy kaheve politikë, duhet të jenë më konkret, nuk bëhet fjalë për populizëm, por për të zhvilluar ekonominë.
 
A do duhet të ketë një diskutim duke përfshirë dhe ekspertët?
 Kjo është pika më e dobët e të gjitha qeverisjeve në Shqipëri. Në Itali një pr/ligj apo vendim qeverie para se të kalojë në Këshillin e Ministrave duhet të kalojë në një debat të gjerë. Një ligj do gjashtë muaj që të kalojë. Në Shqipëri bëhet deklarimi, ndërkohë që të gjithë aktorët e interesit janë inekzistente, të mbyllura. Pra, ne nuk kemi ende forcën që akte që preken nga shumë njerëz, apo që preket tërë sistemi, para se të miratohen, të diskutohen, të rregullohen, fundja të merret një model i njohur, sepse s’kemi pse të shpikim gjëra. Në gjithë raportet ndërkombëtare, ne kemi dinamikën më të tmerrshme të ndryshimeve ligjore, ne kemi ndryshuar mbi 17 herë tatimin mbi të ardhurat personale.
 
Po në rastin konkret mos janë përfaqësuesit e biznesit të madh që sjellin këtë goditje për biznesin e vogël?
 Kështu si është mund ta intpretosh si të duash. Formalizimi i takon gjithë biznesit. Të gjithë ata që marrin licenca për të ushtruar një aktivitet janë të detyruar të respektojnë disa rregulla. Sot biznesi i madhë është në ngërç, sepse çdo detyrim ligjor që ka, nuk arrin dot ta raportojë, sepse nuk mundet dot të kryqëzojë gjithë detyrimet, në mënyrë që të jetë korrekt para shtetit. Ne nuk e kemi ende nivelin profesional që të ngushtojmë hapësirat abuzive. Por, administrata është ajo që nëpërmjet mekanizmave dhe jo dhunës e presionit, por administrimit fiskal më të mirë, të arrijë t’i deytorojë bizneset të repektojnë Kushtetutën. Ligjet duhet jenë kontribut i përbashkët i pushtetarëve, qeveritarëve dhe biznesit, gjë që nuk ndodh sepse një sërë këshillash nuk funksionojnë sot.
 
Të hënën MFI nisi aksionin mbarëkombëtar me kontrolle në të gjitha subjektet, duke si një kontroll që nis sa herë nis një mandat qeverisës. A është kjo mënyra më e mirë për të zhdukur informalitetin?
Antiinformaliteti është strategji, është një çështje që duhet të jetë permanente, detyrim ligjor, jo aksion, vazhdimësi që duhet ta ketë çdo administratë, çdo qeveri. Ky aksion ka nisur me kërkesë të biznesit në fund të 2015, por u ndërpre në mes, që unë s’e kuptova, pra ai duhet të vazhdonte në mënyrë permanente, jo vetëm të krijonte ndjesinë që administrata kërkon, është e detyruar që çdokush të respektojë ligjin, por duke u ndërprerë krijon këtë bindje që sa herë vjen një qeveri nis një akison dhe nuk ndodh asgjë. Nëse doni të shikoni ç’ka ndodhur me një kupon tatimor shikoni TVSH e brendshme.
 
A ka shifra që tregojnë sa është dëmi që i shkaktohet ekonomisë shqipare nga informaliteti?
Janë raportet ndërkombëtare, ende nuk kemi një raport shqiptar. Sidoqoftë, cilado qoftë shifra, informaliteti dëmton rëndë ekonominë. Çdokush që ka ide të mira për të luftuar informalitetin, duhet të nisë sa më parë dhe çdo ditë, jo me fushata.
 
A mund të funksionojë kjo skemë, që nëse konsumatori nuk merr faturën do gjobitet?
Patjetër që mund të funksionojë. Mund të shihni si funksionon Kosova. Administrata e Kosovës është shumë më e mirë se e jona, e kam parë skemën si punojnë.