Sekretari për Bujqësinë në Partinë e Lirisë dhe ish-ministri Edmond Panariti ka reaguar të mërkurën pas protestës së fermerëve, duke ngritur alarmin për një krizë të thellë në bujqësi që, sipas tij, rrezikon mbylljen e shumë fermave në vend. Në një komunikatë për mediat, Panariti thotë se skema aktuale e subvencioneve është e pamjaftueshme dhe përjashton shumicën e fermerëve, dhe kërkon një paketë emergjente financimi prej të paktën 100 milionë euro për të mbajtur sektorin në këmbë.
Sipas tij, kostot e larta të prodhimit, TVSH-ja 20% dhe mungesa e mbështetjes reale po e çojnë bujqësinë drejt rënies, gjë që reflektohet edhe në uljen e eksporteve dhe rritjen e importeve. Panariti propozon uljen e TVSH-së në 5% dhe rikthimin e naftës pa taksa për fermerët, si masa urgjente për të ndalur përkeqësimin e situatës.
Deklarata e plotë e Edmond Panaritit
Shkas për këtë komunikim sot me ju është protesta e fermerëve, shoqatës së tyre, përpara Ministrisë së Bujqësisë dje, që për mua ishte një dëshmi e krizës ekzistenciale të tyre, pra rrezikut të mbylljes përfundimtare të biznesit të tyrepër shkak të mungesës së financimit. Ata e kanë kuptuar shumë mirë që skema kombëtare e subvencionit të bujqësisë me fondin e alokuar prej 52 milionë eurosh, është e pamjaftueshme për të plotësuar nevojat e tyre, pra thjesht nuk ka para për të përballuar kërkesat e mësha për financim të fermerëve. Aritmetika është e thjeshtë, paratë mungojnë. Në mënyrë që të mbahen ata në këmbë ka nevojë për një paketë shtesë të emergjencës që duhet të jetë jo më pak se 100 milionë euro, ashtu sic kanë vepruar dhe vendet fqinje, Maqedonia e Veriut ose ashtu sic po pregatitet të veprojë edhe Kosova për të përballuar pikërisht këtë krizë të madhe të prodhimit nga rritja e papërballueshme e kostove.
Vet skema kombëtare, po ta shqyrtojmë me hollësi është ndërtuar në mënyrë të tillë që të jetë përjashtuese, pra janë vendosur disa pragje diskriminues absurd, si përshembull kufiri prej 3 hektarë sipërfaqe për të përfituar fondin prej 100 mijë lek të vjetra për hektar, kur ju e dini fare mirë që pjesa dominuese e parcelave në Shqipëri nuk kalojnë 1.2 ose 1.3 hektarë . Kjo do të thotë që 94% e zotëruesave të parcelave të përjashtohen nga skema kombëtare.
Po kështu, pavarësisht se ka një reduktim të pragut për mbështetjen e blektorisë, përsëri 55% e fermave blektorale mbeten jashtë financimit. Ajo që është edhe më shqetësuese është fakti që prodhimi kombëtar, produktet tona bujqësore dhe blektorale ngarkohen me një TVSH asfiksuese, 20%, e cila pretendohet që do të rimbursohet në masën 10%. E para, nëse ndodh ky rimbursim, ndodh në fund të vitit fiskal, sshoqëruar natyrisht me paraqitjen e faturave tatimore.Problemi i cështjes duhet thjeshtuar, duhet të veprojmë ashtu sic vepron Bashkimi Europian, ashtu sic po vepron shteti fqinj, Maqedonia e Veriut, duke vendosur një TVSH të reduktuar dhe propozimi jonë edhe në programin e bujqësisë ka qenë shumë i qartë, ta ulim me 4 herë TVSH-në ta cijmë në 5% për ti dhënë një frymëmarrje prodhimit bujqësor dhe blektoral. Kështu po vepron Bashkimi Europian, i cili mesatarisht e ka 6%, Maqedonia e Veriut që e ka pak a shumë në nivelin e 5%. Duke vepruar kështu i japim një frymëmarrje prodhimit kombëtar, e bëjmë atë më konkurues. Dhe nga ana tjetër kemi një rritje të frikshme të kostove të imputeve bujqësore, duke filluar nga nafta.
Sot në treg cmimi i naftës, pavarësisht nga ulja këto ditë të cmimit të saj në bursat botërore, përsëri është në nivelin e 230 lekë për litër. Kjo reflektohet në rritje të kostos së prodhimeve bujqësore, sepse penalizon punimin në bujqësi, për lerim, për frezim, për diskim, kërkohen shumë para, të cilat fermeri nuk i ka. Po kështu kemi një rritje të jashtëzakonshme të kostos së plehërave azotike dhe atyre fosfatike.Cfarë kërkohet? Të rifillojë rimbursimi i naftës sipas skemës që ka qenë më përpara. Nëse me shumë zell fillon furnizimi i naftës pa taksa për jahtet, të bëhet dhe kjo për bujqësinë. Me dy tankera naftë për jahtet mbaron dhe plotësohen nevojat e bujqësisë. Prandaj nëse vërtet kërkohet që të mbahet prodhimi bujqësor në këmbë, të rikthehet fuqishëm skema e naftës pa taksa, e cila është emergjente për arsye sepse bafta zë 70% të kostos së prodhimit bujqësor, se përdoret jo vetëm për punët me mekanikë bujqësore, por dhe për serat për ngrohje. E njëjta gjë për plasmasin. Ajo që është alarmuese dhe këtë e treguan edhe shifrat e INSTAT-it për dy muajt e parë të këtij viti, është që prodhimi bujqësor vendas është në rënie pikiatë. Sipas INSTAT vetëm këto dy muajt e parë kemi një ulje të eksporteve bujqësore me 33% dhe rritje të importeve bujqësore me 23%, duke thelluar edhe njëherë deficitin tregëtar.
Kjo reflektohet në rritjen në rritjen e jashtëzakonshme të cmimeve në treg të prodhimeve bujqësore. Domatja ka kapërcyer 4 mijë lekë të vjetra për kg, pikërisht nga ulja e ofertës të prodhimit vendas dhe meqënëse tregu tashmë kontrollohet nga pak duar, nga oligopole, ata përcaktojnë edhe cmimet. Në qoftë se ne do të dalim në tregjet e Tiranës, por dhe të gjithë Shqipërisë, do shikojmë një dominim të prodhimeve të imortuara të frutave dhe perimeve dhe kjo ndodh në një vend i cili i ka të gjitha kushtet për prodhim gjithvjetor të këtyre artikujve. Pra një vend që ka 300 ditë diell, që ka ujë, ka tokë pjellore, është një padrejtësi që të mos jetë në gjendje që të ofrojë këto produkte për ushqimin e popullatës dhe jo më pastaj për eksport. Prandaj dhe kërkohet një rishikim i skemës dhe ajo që të hiqen pragjet, ne e kemi thënë dhe e kemi theksuar me forcë. Është edhe antikushtetuese të vendosësh pragje diskriminuese për persona dhe për individë që aq i kanë mundësitë për të administruar fermat e tyre bujqësore dhe blektorale.
Dhe ajo që është më kryesore, urgjentisht ose me akt normative ose nëpërmjet një projektligji në Parlament, të miratohet një paketë shtesë e financimit të bujqësisë, e cila duhet të jetë jo më pak se 100 milionë euro dhe një TVSH e reduktuar në 5%. Vetëm me këto masa mund të ndalohet rënimi i bujqësisë dhe të projektohet rimëkëmbja e saj në të ardhmen. Faleminderit!
Komente










