Të burgosurit 'Vip' në Fushë Krujë kundër urdhrit të ministres Gjonaj: Të mos ndryshohen qelitë, na rriten kostot

88 të dënuar në burgun e sigurisë së lartë në Fushë Krujë, mes tyre me burgime të përjetshëm për krime të rënda nga vrasje, grabitje, grupe kriminale, kërkojnë që mos ndryshojnë qeli. Me anë të një peticioni siguruar nga Report Tv ata i kërkojnë ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj të mos i transferojë nga burgu i Fushë Krujës për në Korçë apo Peqin, pasi Fushë Kruja s'do të jetë më një burg i sigurisë së lartë.

Sipas këtij peticioni rezultojnë se firmëtarë janë nga kreu i grabitjeve “hollivudiane” Ilir Kupa deri tek të dënuar me burg përjetë si Marjan Rroku, Ilir Xhakja, Endrit Dokle, apo Kostandin Xhuvani dënuar me 25 vite burg.

Me anë të një vendimi përcjellë vartësve të saj, Gjonaj ka urdhëruar që burgu i Fushë Krujës të mos klasifikohet i Sigurisë së Lartë por të kthehet në një burg të zakonshëm.

Heqja e sigurisë së lartë në Fushë Krujë do ta kthente atë në një burg të zakonshëm ku dhe masat e sigurisë nuk do të ishin të përshtatshme për personat që qëndrojnë aty dhe sipas vendimeve të gjykatës.

Burgjet e sigurisë së lartë kanë kontrolle të shtuara, regjime ajrosje apo takime të kufizuara si dhe vendndodhje gjeografike e cila ndodhet në vende larg qendrave të banuara.

Sipas peticionit të dërguara 5 ditë më parë ministres Gjonaj, të burgosurit shprehen se në rast të një transferimi atyre do tu rriten kostot e takimit me familjarët, do tu vështirësohen takimet si dhe do tu rriste kostot shëndetësore për të cilat ata shprehen se kanë bërë pagesa pranë klinikave private.

Të dënuarit që aktualisht qëndrojnë në Fushë Krujë në peticionin e tyre shprehen se në këtë institucion nuk ka mbipopullim dhe nëse ata do të dërgohen në Peqin apo në Korçë atëherë në këto IEVP do të krijohet probleme me mbipopullimin.

Një tjetër arsye të cilën ata e rendisin për të mos u transferuar janë dhe larja e rrobave apo përkujdesi për rrobat nga familjarët, ku thonë se duhet ta siguronte burgu por në mungesë përkujdesen nënat, bashkëshortet dhe motrat e tyre.

Ajo çka bie në sy në këtë listë është se të burgosurit kanë vendosur vendbanimet e tyre dhe pjesa e konsiderueshme janë nga Shkodra, Kukësi, Fushë Kruja, Tirana.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 13/08/2019 18:54

    A nuk kan këta rroba burgu ?

    Përgjigju
    • Shpati: 13/08/2019 23:10

      Pse ku jeton ti që pyetke?

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë