GREQI- Dy presidentët, ai i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dhe i Rusisë, Vladimir Putin janë parë teksa shumë miqësisht në hollin e korridorit në Samitin e 22-të të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, i cili përfundoi dje në Uzbekistan.
Siç duket në videon e publikuar në mediat greke, ato janë parë duke qëndruar krahë për krah dhe duke folur të buzëqeshur.
Presidenti turk, sipas mediave greke, ka mbajtur qëndrimin e tij për luftën në Ukrainë, duke thënë se duhet të përfundojë përmes kanaleve diplomatike, por mesa duket ky qëndrim i tij nuk ka ndikuar në marrëdhënien që ai ka me Putin, i cili është shkaktari kryesor i asaj që po ndodh prej më shumë se 200 ditësh në Kievin zyrtar.