Të gatuajme me Zonjën Vjollca: Mollë me brumë të thërmuar dhe Makarona me asparag, pesto e domate të thata

Receta e parë : Mollë me brumë të thërmuar

Përbërësit:

400 gr miell

150 gr sheqer

1 lç pluhur pjekës

2 vezë

120 gr gjalp

mbushja

2-3 molle

80 gr sheqer

1 limon

kanellë

Përgatitja:

Në një tas përziejmë miellin e situr, sheqerin, pluhurin pjekës dhe i përziejmë mirë së bashku. Shtojmë në tas 2 vezë, gjalpin në kubikë dhe i trazojmë me duar duke i thërrmuar ( jo të kemi tendencën ta bëjmë brumë të lidhur por thërrime thërrime.)

Qërojmë mollët dhe i presim në kubikë të vegjël duke i vendosur në një tigan. Shtojmë 80 gr sheqer, lëngun e një limoni dhe 1 majë luge kanellë. Vendosim tiganin në zjarr dhe e lëmë të ziejë për 5 minuta nga momenti që nis të marrë valë.

Në një tepsi me diametër 26 cm vendosim një letër pjekje dhe vendosim si bazë gjysmën e brumit të thërrmuar duke e niveluar mbi gjithë sipërfaqen por dhe duke e ngjeshur pak me dorë lehtë, duke ngritur anët si mur( me qëllim që të mos na kullojë anash mbushja me mollë). Vendosim mollët e  gatuara mbi brumë dhe i hapim mirë në të gjithë sipërfaqen. Në fund mbulojmë komplet mbushjen me thërrimet e brumit duke niveluar mirë të gjithë sipërfaqen e sipërme. Vendosim tepsinë në furrën e parangrohur në temperaturë 180º për 35-40 minuta. Në fund e nxjerrim tavën nga furra kur të ketë marrë një ngjyrë si të artë. E vendosim në tortierë dhe pasi të bjerë pak temperatura e spërkatim me sheqer pluhur.

Mollë me brumë të thërrmuar

Receta e dytë: Makarona me asparag, pesto dhe domate të thata

Përbërësit:

1 tufë asparag

320 gr makarona

2 lgj pesto xhenoveze

60 gr domate të thata në vaj

2 lgj vaj ulliri

kripë+ piper i zi

parmixhan i grirë

Përgatitja:

Shpëlajmë dhe pasi pastrojmë fundet e asparagut i presim ato në copa me gjatësi 2-3 cm. Vendosim asparagët në një tepsi duke i spërkatur me pak vaj, kripë dhe piper të zi. Më pas vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 120ºc për 10 minuta. Por dhe mund të kalojmë në një tigan zgare.

Vendosim  makaronat në ujë të valuar me kripë për të zier 10-12 minuta (aldente). Në një tigan vendosim 1 lugë gjelle vaj, 2 lugë gjelle pesto xhenoveze dhe pak ujë nga lëngu i makaronave. Kullojmë makaronat dhe i vendosim në një tas. Shtojmë domatet e prera në shirita, asparagët e pjekur në furrë ose zgarë, peston e holluar pak dhe i trazojmë mirë makaronat. I shërbejmë të ngrohta me pak djathë parmixhan.

Makarona me asparag, pesto e domate të thata

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ ‘Luftë’ në Beograd, tifozët e Crvena sulmojnë gjermanët! Një i plagosur rëndë, në Bologna tre francezë në spital

VIDEO/ ‘Luftë’ në Beograd, tifozët e Crvena sulmojnë gjermanët! Një i plagosur rëndë, në Bologna tre francezë në spital