Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Birjan me pulë dhe Hasude

Receta e pare: Birjan me pulë

Përbërësit:

1 pulë mesatare

1 qepë e madhe

320 gr oriz

Kripa dhe piper i zi

1/2 lç piper i kuq

3 lgj vaj ulliri

1 lgj gjalp

Përgatitja:

Pastrojmë dhe presim pulën në copa, e lajmë dhe e thajmë dhe më pas e vendosim në një tenxhere me pak vaj ulliri (1 lgj) dhe e kaurdisim për pak. Sapo mishi të ndryshojë ngjyrë e mbulojmë me ujë dhe e lemë të ziejë për 15-20 minuta duke shtuar në të ½ lç kripë.

Ndërkohë në një tenxhere të cekët shtojmë 2 lugë vaj ulliri dhe qepën të grirë hollë. E kaurdisim qepën derisa ajo të zbutet mirë, shtojmë në të orizin dhe vazhdojmë t’i kaurdisim së bashku për 3-4 minuta. Shtojmë pak piper të zi, piper të kuq, lëngun e pulës (fillimisht ½), 1 lugë gjalpë, 1 koncentrat pule . I përziejmë derisa gjalpi dhe dado të shkrijnë. Vendosim copat e pulës, shtojmë lëngun e mbetur dhe e vendosim tavën me birjan në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.

Birjan me pulë

Receta e dytë: Hasude

Përbërësit:

250 gr niseshte

250 gr sheqer

450 ml ujë

80 gr yndyrë(gjalp+vaj)

Arra ose bajame

Kanellë

Përgatitja:

Në një tas ku vendosim ujin shtojmë niseshten të trazuar me ½ e masës së sheqerit. E trazojmë mirë derisa sheqeri dhe niseshtja të shkrijnë. Më pas shtojmë gjalpin e shkrirë dhe vazhdojmë përzierjen.

Ndërkohë në një tenxhere vendosim pjesën tjetër të sheqerit me pak ujë, e trazojmë atë derisa sheqeri të shkrijë dhe të marrë një ngjyrë karamel. Më pas shtojmë niseshten e trazuar me sheqer dhe gjalpë dhe vazhdojmë trazimin ngadalë derisa fillimisht masa të trashet e më pas të lidhet. E trazojmë me kurrizin e lugës së drurit duke e pjekur atë derisa hasudeja të bëhet transparente, të lëshojë gjalpin dhe të shkëputet nga luga. E përziejmë në fund me pak kanellë, me bajame ose arra sipas preferencës dhe e vendosim në një tavë, e spërkasim me pak sheqer dhe e vendosim në furrë për 10-15 minuta derisa sheqeri të shkrijë. Por mund të serviret dhe direkt nga tenxherja lugë-lugë si hallvë.

Hasude

b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin