Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Biskota me arrë kokosi dhe Tasqebap

Receta e parë: Biskota me arrë kokosi

Përbërësit:

200 gr sheqer

4 të bardha veze

200 gr arrë kokosi

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim sheqerin, pluhurin e kokosit dhe të bardhat e vezëve. I trazojmë në zjarr mesatar duke kontrolluar që temperatura të mos shkojë më shumë se 50 gradë. I trazojmë mirë përbërësit derisa të provojmë me anë të një luge që brumi nuk bie kur e përmbysim atë nga luga. I vendosim biskotat në formë mbi një letër kuzhine dhe më pas i vendosim në furrë në temperaturën 160 gradë Celsius për 15 minuta.

Biskota me arrë kokosi

Receta e dytë: Tasqebap

Përbërësit

500 gr mish viçi ose qengji

3 kokrra qepë

Vaj ulliri

1 lç miell

½ gotë verë

1 lç spec i kuq

1 fk pure domate

3 thelpinj hudhër

1 gjethe dafinë

Kripë + piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht lajmë mishin e thajmë dhe e presim në kubikë të vegjël. Qepët i presim hollë në kubikë ose në feta të holla. Vendosim në tenxhere vajin dhe sapo ai të ngrohet fillimisht vendosim mishin dhe e kaurdisim sa të përthithë lëngun e tij. Më pas shtojmë qepët dhe hudhrat dhe vazhdojmë kaurdisjen së bashku derisa mishi dhe qepa të marrin pak ngjyrë të verdhë të theksuar. E pudrosim me pak miell dhe e përziejmë pak duke e shuar me verë. Shtojmë më pas salcën dhe domatet e grira në rende dhe një gjethe dafine. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë 10 minuta në temperaturë mesatare. E rregullojmë me kripë dhe piper të zi, shtojmë pak ujë të ngrohtë sa të mbulohet mishi dhe e lemë përsëri të ziejë në temperature mesatare derisa piruni të ngulet lehtë në mish.

Tasqebap

b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana