Receta e parë: Biskota me kakao

Përbërësit:

4 lugë gjelle kakao

1 filxhan çaji sheqer

1 filxhan kafe vaj bimor

2 vezë

6-8 lugë gjelle miell

Pluhur pjekës

Vanilje

1 gotë sheqer pluhur

Përgatitja:

Në një tas vendosim kakaon  e  sheqerin  dhe i përziejmë.

Së bashku  duke shtuar më vonë vajin, i trazojmë mirë deri sa të  a formohet një masë e lidhur,shtrojmë  fillimisht një vezë  dhe fillojme  të përziejmë me rrahësen e vezëve deri sa veza të përthithet nga përbërësit e tjerë. Shtojmë dhe vezën e dytë dhe vazhdojmë përzierjen deri sa të na formohet një masë më e butë. Shtojmë miellin e trazuar me pluhur pjekës dhe vanilje. I përziejmë mirë deri sa të na formohet një brumë i fortë. E vendosim në frigorifer për 20-30 minuta të mbuluar.

Më pas mbushim një lugë çaji, i japim formë rrumbullake, e pudrosim mirë me sheqer pluhur dhe i vendosim në tepsi ku kemi shtruar letër pjekje. E vëmë në furrë në temperaturën 200ºC për 10 minuta.

Biskota me kakao

Receta e dytë: Çervish me pulë dhe qumësht

Përbërësit:

800 gr mish pule

6 thelpinj hudhër

5-6 lugë gjelle miell (2 lugë miell misri+3 lugë miell gruri)

100 gr gjalp

3 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

500 ml qumësht

 

 

Ngrohim një lugë gjelle gjalp, një lugë gjelle vaj dhe skuqim copat e pulës. Sa të skuqen pak shtojmë thelpinjtë e hudhrës dhe i kaurdisim së bashku. Shtojmë ujin e valuar, kripë dhe e lëmë mishin e pulës të ziejë për 20 minuta.

Largojmë mishin nga tenxherja dhe kullojmë lëngun në kullesë rreth 500-600 ml lëng.Ndërkohë vendosim 2 lugë gjelle vaj ulliri, 2 lugë gjelle gjalp dhe kaurdisim miellin sa të zverdhet pak. E shuajmë me qumësht, e trazojmë dhe më pas shtojmë lëngun e pulës duke e trazuar vazhdimisht me qëllim që të bëhet një masë kremoze, në pamje si një mualebi (kosistencën e rregullojmë sipas shijes tuaj). Sa të marrë valë, e largojmë. Vendosim copat e mishit në tepsi dhe e mbulojmë me çervish.

Shkrijmë gjalpin e mbetur dhe spërkatim sipër çervishin. E vendosim në furrë për 10-15 minuta dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Çervish me pulë dhe qumësht