Receta e parë: Bukë e ëmbël me gjalp dhe bajame

Përbërësit:

250 gr qumësht (i vakët)

1 kub maja e freskët

50 gr sheqer

1 pako sheqer vanilje

500gr miell

1 vezë

100 gr gjalp

Për shtresën e sipërme:

150 gr gjalp

125 gr sheqer

1 pako vanilje

150 gr bajame

Përgatitja:

Në një tas të madh shtojmë qumështin e vakët, 1 kub maja të freskët dhe e tresim në qumësht. Shtojmë 50 gr sheqer, i trazojmë së bashku, shtojmë miellin, pak kripë, 1 vezë të plotë, 100 gr gjalp të butë ambienti. Të gjithë këta përbërës i përziejmë së bashku duke formuar një brumë të butë. E mbulojmë brumin dhe e lëmë të pushojë për 1 orë. Pasi të kalojë kjo kohë spërkatim tryezën me pak miell dhe punojmë lehtë brumin. Vendosim një letër pjekje në tepsi dhe hapim brumin duke e niveluar atë në të gjithë tepsinë. Lyejmë sipërfaqen e brumit sipër me një shtresë gjalpi të butë. Trazojmë sheqerin me sheqer vanilje dhe e shpërndajmë mbi gjalp, gjë që do të bëjë që sheqeri të ngjitet në gjalp. E mbulojmë tepsinë dhe e lëmë të pushojë 15 minuta. Më pas vendosim tepsinë në furrën e parangrohur 200ºC për 20 minuta.

Bukë e ëmbël me gjalp dhe bajame

Receta e dytë: Fileto pule me qepë të njoma

Përbërësit:

500 gr fileto pule

1 lç xhinxher të grirë

1 thelpi hudhër

1 ½ lime

1lç niseshte

2 lgj salcë soje

1 gotë lëng pule

1 tufë qepë e njomë

Kripë

Përgatitja:

Fillimisht qërojmë xhinxhërën nga lëkura dhe e grijmë hollë në rende. Hudhrën e presim shumë imët. Lajmë mirë limonat jeshil, grijmë hollë lëkurën e njërit limon (rreth një lugë çaji) dhe më pas shtrydhim 1 ½ lëng limoni.
Përziejmë në një tas 1 lugë çaji niseshte me 5 lugë lëng limoni jeshil, xhinxhër, hudhrën e coptuar dhe lëkurën e limonit.
Lajmë mirë mishin e pulës, e presim në kubikë me brinjë 2 cm dhe më pas copat e filetot të pulës i vendosim në tasin ku përgatitëm marinadën. I trazojmë dhe pasi ti mbulojmë i vendosim në frigorifer për 20 minuta.
Në një tigan të thellë ngrohim 3 lugë vaj ulliri, shtojmë qepët të prera në unaza dhe i kaurdisim për 2-3 minuta dhe menjëherë shtojmë copat e pulës me gjithë marinadën. I kaurdisim pak filetot e pulës dhe më pas i shuajmë me koncentratin e pulës. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë të ulët për 10 minuta. E rregullojmë me kripë dhe nëse duhet shtojmë dhe pak lëng limoni dhe e servirim me pak oriz.

Fileto pule me qepë të njoma