Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Byrek i shpejtë me qepë të njoma dhe Akullore me lajthi në kushtet e shtëpisë

Receta e parë : Byrek i shpejtë me qepë të njoma

Përbërësit :

1 pako peta

1 kg qepë të njoma

3 kokrra vezë dhe 1 e verdhë veze

100 ml vaj

200 gr krem kosi

350 gr gjizë pa kripë

150 ml ujë i gazuar

1 pako pluhur pjekës

1 tufë kopër

1 tufë majdanoz

Kripë

Përgatitja : 

Fillimisht pastrojmë qepët, i lajmë ato dhe i presim në unaza me trashësi 0,5 cm. I vendosim në tigan  pa yndyrë, me 1 filxhan kafeje ujë. I mbulojmë me kapak dhe i lëmë të ziejnë deri sa uji të avullojë dhe niveli i tyre të bjerë. Shtojmë 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe i kaurdisim për 3 – 4 minuta. (I lëmë mënjanë të ftohen).

Në një tas të madh vendosim 3 vezët e plota dhe të bardhën e vezës që do ti ruajmë vecc të verdhën. Shtojmë 100 ml vaj dhe i rrahim së bashku me kremin e kosit, gjizën, ujin e gazuar, pluhurin pjekës, kripën, qepët e gatuara, koprën e majdanozin.

Lyejmë një tepsi pak të thellë me yndyrë. Vendosim 2 peta poshtë, i spërkatim pak me yndyrë lehtë dhe shtojmë 2 peta të tjera duke i bashkuar në mes dhe duke i nxjerrë shumë në anësore.

Shpërndajmë 3 – 4 garuzhde nga mbushja dhe e nivelojmë mirë. Lëmë mënjanë i petë dhe petët e tjera i copëtojmë tek e tek në copëza sa gjysma e pëllëmbës së dorës.

Petët e copëtuara i vendosim në tasin me gjizë dhe qepë , i trazojmë dhe i shtojmë në tepsi si dhe i nivelojmë mirë në të gjithë sipërfaqen.

Mbulojmë petët e copëtuara në tepsi me një petë të palosur më dysh. Kthejmë anët që i kemi lënë qëllimisht të bollshme duke i lyer me të verdhën e vezës, trazuar me 3 – 4 lugë krem kosi. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 200ºC për  35-40 minuta.

Receta e dytë :Akullore me lajthi në kushtet e shtëpisë

Përbërësit :

300 gr qumësht i kondensuar

200 gr nutella

500 ml pana ëmbëlsirë

100 gr lajthi

50 gr sheqer ( alternative)

Përgatitja : 

Vendosim qumështin e kondensuar në një tas. Shtojmë në të lugë lugë kremin nutella duke e përzier gradualisht deri sa të formohet një krem homogjen. Panën e ftohtë e vendosim në një tas dhe e rrahimme rrahëse elektrike, por jo plotësisht, aq sa nëse lëvizim tasin ajo të jetë e lëngshme dhe jo e fortë si marengë. Lugë lugë, shtojmë panën tek qumështi nutella dhe e trazojmë vazhdimisht me lugë (jo me rrahës elektrik) deri sa të na formohet një masë homogjene .

E vendosim në një kuti dhe e vëmë në frigorifer ( në ngrirje ) për 10 – 12 orë.

Ndërkohë karamelizojmë sheqerin me lajthi të copëtuara dhe i vendosim në një letër pjekje. E vendosim në frigorifer deri sa të ftohet dhe të bëhet karamel. I copëtojmë copët dhe i vendosim në grirësin e qepës dhe i kthejmë në copëza të vogla. Këto mund ti hidhni në fund brenda në akullore ose i hedhim sipër akullore kur ta shërbejmë . Por mund të pudrosim dhe thjesht me lajthi të grira , të pjekura.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?