Përbërësit : 1 pako peta 3 qepë të mëdha 500 gr mish i grirë 3 domatë (rreth 400 gr) 2 thelpinj hudhër 2 lugë gjelle oriz 1 lugë gjelle nenexhik i thatë Vaj ulliri Kripë dhe piper i zi Përgatitja Fillimisht qërojmë dhe presim qepën në kubikë dhe e kaurdisim atë me pak kripë deri sa qepa të mos ketë lagështirë. Shtojmë gjysëm luge gjelle vaj dhe e kaurdisim përsëri deri sa qepa të zverdhet. Shtojmë mishin , e kaurdisim së bashku me qepën deri sa mishi të marrë ngjyrë. Shtojmë domatet , orizin, piperin e zi, nenexhikun si dhe pak ujë dhe i lëmë deri sa të ziejë orizi. Nëse duam që petët të mbeten të buta, rrahim një kokërr vezë me kripë dhe 2 filxhan kafeje vaj duke shtuar një gotë qumësht. Lyejmë tepsinë me vaj dhe vendosim petët duke i spërkatur ato në çdo dy petë. Mbushjen mund ta vendosim në një shtresë të vetme në mes, por mund edhe ta shpërndajmë në çdo 4 petë nga pak, sipas preferencës tuaj. Në fund kthejmë anët, i spërkatim mirë dhe i vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 25 – 30 minuta. E lëmë të ftohet dhe e servirim të shoqëruar me një supë, kos ose dhallë. Receta e dytë : Supë me qiqra dhe perime Përbërësit: 200 gr qiqra 300 gr pure domate 1 patate 2 karrota 2 speca të kuq 4 qepë të njoma 1 qepë e vogël 1 lugë çaji sheqer Kripë dhe piper i zi Përgatitja : Në një tenxhere ngrohim 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle gjalp. Kaurdisim mirë 1 qepë të vogël deri sa të zverdhet. Shtojmë një thelp hudhër bashkë me purenë e domates dhe e lëmë të ziejë ( mund ë përdorim edhe domate të grirë në rende) E lëmë domaten të ziejë duke shtuar 1 lugë çaji sheqer, kripë , lëng perimesh (ose lëng pule, ose ujë) Sapo supa të ziejë shtojmë fillimisht perimet që duan më shumë kohë të ziejnë (patatet dhe karrotat). I lëmë të ziejnë 5 minuta dhe i përziejmë me qepët e njoma, specin, majdanozin, lengun e limonit. Provojmë për shije duke rregulluar me kripë dhe piper të zi. Shtojmë qiqrat dhe e lëmë supën të ziejë edhe 5 minuta dhe gjithçka është gati për tu sevirur. Shënim : në një ditë të ftohtë kjo supë mund të përgatitet edhe me 300 gr fileto pule të prerë në kubik, duke e kaurdisur në fillim me qepë. Ju bëftë mirë!
Komento