Përbërësit:

1 pako petë të pjekura

4-5 kokrra vezë

150 gr gjalp (1 filxhan çaji)

1 lugë qumësht

Pak kripë

Përgatitja :

Rrahim vezët dhe shtojmë në të gjalpin ( mund të bashkojmë edhe ½ filxhan gjalp të shkrirë me ½ vaj). Rrahim vezët duke shtuar në to qumështin dhe pak kripë.

Nëse petët do të bëhen vetë dhe të piqen, ruajmë 4 petë të buta për të shtuar 2 në fillim dhe 2 në fund, por mund të gatuhet edhe pa to.

Lyejmë tepsinë me yndyrë dhe vendosim 2 petë. Fllimisht i spërkatim ato mirë me qumështin e përzier me vezë dhe gjalp. Vendosim përsëri 2 petë dhe i spërkatim përsëri mirë me qumësht. (1 e ½ garuzhde), por mund edhe të zhyten direkt në tasin me qumësht e më pas i vendosim në tepsi. Kështu vazhdojmë deri sa të mbarojnë petët. Nëse tepron qumësht, e hedhim sipër byrekut. E lëmë atë 10- 15 minuta deri sa pitet të përthithin të gjithë qumështin. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 190-200ºC për 30 minuta. Më pas e ftohim pak dhe e shërbejmë.

Receta e dytë : Patëllxhanë me djath

Përbërësit:

2 patëllxhanë

150 gr djath i bardhë

2 lugë gjelle miell

2 kokrra vezë

3 lugë gjelle peksimadhe

Vaj bimor për skuqje

Kripë

Përgatitja :

Lajmë thajmë patëllxhanët dhe i presim ata në feta të gjata me trashësi 0,5 mm.

I skuqim fetët e patëllxhanit lehtë .Sa të shohim që të zbuten pak i largojmë nga tigani dhe i spërkatim me pak kripë.

Presim djathin në drejtkëndësha me gjerësinë e fetëve të patëllxhanit.

Vendosim në anë të patëllxhanit një copë djath dhe e mbështjellim atë role me fetën e patëllxhanit. Vendosim një pjatë me miell, një pjatë me vezë të rrahura dhe 1 pjatë me peksimadhe.

Kalojmë roletë me patëllxhan dhe djath fillimisht në miell, më pas në pjatën me vezë dhe në fund e pudrosim me peksimadhe.

Ngrohim vajin dhe i skuqim roletë me patëllxhan deri sat ë marrin një ngjyrë të verdhë. I lëmë të ftohen pak dhe i shërbejmë me sallatën që dëshirojmë.

Ju bëftë mirë!