Receta e parë: Byrek me presh dhe patate

Përbërësit:

1 pako peta

2 presh

800 gr patate

Kripë dhe piper i zi

90 ml vaj

3 kokrra vezë

1 gotë kos

1 gotë qumësht

Majdanoz

Përgatitja:

Në tigan vendosim 4 lugë gjelle vaj ulliri dhe preshët e prera shumë hollë në unaza. Kaurdisim preshin sa të zbutet e më pas shtojmë patatet e grira në rende dhe të kulluara mirë. I kaurdisim së bashku për 5 minuta. Shtojmë kripë , piper e majdanoz të grirë hollë dhe e lëmë të ftohet pak.

Marrim një petë, e spërkatim lehtë me mbushjen dhe e mbledhim si fizarmonikë duke e rrudhur horizontalisht dhe e vendosim në anë të tepsisë ku kemi shtruar një letër pjekje më parë. Kështu vazhdojmë me të gjitha petët deri sa teprica të mbushet.

Në një tas rrahim vezët, shtojmë 3 lugë gjelle vaj, 1 gotë kos, 1 gotë qumësht, i përziejmë mirë dhe e shpërndajmë mbi të gjithë sipërfaqen e tepsisë. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 200ºC për 25-30 minuta.

Byrek me presh dhe kos

Receta e dytë: Çorbë me oriz dhe kos

Përbërësit:

1 litër lëng pule

2 filxhan kafe oriz

1 tas kos

2 të verdha veze

Kripë dhe piper i zi

40 gr gjalp

1 lugë kafe piper i kuq

2 lugë gjelle majdanoz

Përgatitja:

Vendosim ujin të valojë. Shtojmë copët e pulës dhe e lëmë të ziejë deri sat ë shkëputet mishi nga kocka. Kullojmë atë në sitë.

Shtojmë në lëngun e pulës orizin e shpëlarë dhe e lëmë të ziejë për 20 minuta bashkë me copat e mishit.

Trazojmë të verdhat e vezëve dhe kosin e më pas shtojmë pak nga pak nga lëngu i mishit. Më pas i trazojmë të gjitha së bashku duke shtuar edhe mjadanozin. Më pas fikim zjarrin dhe e lëmë të ziejë ngadalë.

Në fund shkrijmë gjalpin, shtojmë në të ½ lugë kafe piper të kuq dhe ia shtojmë sipër supës. Më pas e servirim të ngrohtë.

Çorbë me oriz dhe kos