Receta e parë: Byrekë me patëllxhanë, domate dhe djathë
Përbërësit:
1 pako peta
1 qepë e madhe
2 thelpinj hudhër
4 patëllxhanë
2 domate
100 ml verë
Kripë dhe piper i zi
1 lk kumin
15gr djathë
Për spërkatje
100 ml vaj
1 gotë qumësht
2 kokrra vezë
Përgatitja:
Vendosim tiganin dhe 2 lugë gjelle vaj ulliri. Kaurdisim qepën deri sa të bëhet transparente. Shtojmë patëllxhanët të prerë në kubikë të vegjël 0,5 cm. Shtojmë hudhrat e grira hollë dhe i trazojmë për 2-3 minuta shtojmë domatet e pastrura nga farat dhe i presim në kubik të vegjël. I trazojmë mirë dhe i shuajmë me verë të bardhë dhe e lëmë deri sa të avullojë alkooli. Shtojmë kripë , piper të zi, pak kumin, borzilok . largojmë tiganin nga zjarri dhe e lëmë të ftohet pak në fund. Shtojmë në fund djathin e thërrmuar.
Byrekut me patëllxhanë mund ti japim formën që dëshirojmë. Mund ta bëjmë role, mund ti bëjmë trekëndësha ose thjesht shtrojmë 2 peta në tepsinë e lyer me yndyrë dhe pasi të kemi trazuar vezët me vaj e qumësht spërkatim petët në çdo dy petë. Pasi të kemi shtruar poshtë 6 petë shtrojmë mbushjen dhe i mbulojmë me petët e mbetura (4-5 petë), duke i spërkatur përsëri në çdo dy petë. Në fund spërkatim sipër, kryesisht anët. I mbledhim ato dhe vendosim tepsinë në furrën e parangrohur 190º-200º C dhe e lëmë byrekun të piqet për 25-30 minuta.
Byreke me patëllxhanë, domate e djathë
Receta e dytë: Supë me pulë dhe bajame
Përbërësit:
400 gr mish pule mix
1 lgj vaj ulliri
2 lgj gjalp
300 ml qumësht
1 l lëng pule
100 gr bajame
2 të verdha veze
1/2 limon
Kripë dhe piper i zi
Majdanoz
Përgatitja:
Presim pulën në copa dhe e kaurdisim për 5 minuta me 1 lugë gjelle vaj dhe 1 lugë gjelle gjalp. Shtojmë 1 litër ujë dhe I lëmë copat e pulës të ziejnë.
Pasi mishi të ketë zier largojmë copat e pulës dhe i copëtojmë në copëza të vogla ( pa lëkurë) kullojmë lëngun dhe e lëmë mënjanë. Vendosim tenxheren me gjalp dhe kaurdisim miellin deri sat ë zverdhet pak. E shuajmë me qumësht dhe shtojmë lëngun e pulës duke e trazuar vazhdimisht me tel vezësh. Më pas shtojmë gjysmat e bajameve të thërrmuara, kripë, piper të zi dhe vazhdojmë zierjen e pulës deri sa lëngu të trashet. E largojmë nga zjarri dhe e trazojmë që të bjerë vala. Trazojmë 2 të verdha veze, lëngun e limonit dhe shtojmë nga supa në vezë 1 garuzhde dhe e trazojmë.bashkojmë vezën me supën në tenxhere duke e trazuar lehtë me tel vezësh. Vendosim tenxheren në zjarr sat ë marrë valë dhe e largojmë nga zjarri. E shërbejmë të ngrohtë duke e spërkatur me pak majdanoz, bajame të pjekura dhe të spërkatura me 1 lugë çaji gjalp të shkrirë.